KESH instalon aparaturat "spiune" në Korçë
Nis matja e konsumit të energjisë me aparatura të veçanta për të parandaluar vjedhjet nga konsumatorët
KORÇË- Instalohen në Korçë aparatura "spiune" që kapin në flagrancë vjedhësit e shumtë të energjisë elektrike. Abuzuesit e energjisë elektrike, familjarë apo subjekte private nuk do të kenë më mundësinë të vjedhin energji duke paguar shuma të vogla në llogari të KESH-it në rajonin juglindor të vendit. Por përveçse ata tanimë identifikohen lehtësisht ndëshkohen deri në penalizim të tyre, duke u nisur dhe nga masa e dëmit që i kanë shkaktuar Korporatës. Kështu zona elektrike e rajonit të Korçës, ka filluar matjen e konsumit të energjisë me aparatura të veçanta për të parandaluar vjedhjet e energjisë nga ata konsumatorë që janë evidentuar si problematikë. Burime zyrtare nga zona elektrike e juglindjes bënë të ditur për gazetën se janëvënë në funksionim katër aparate të posaçëmpër matjen e energjisë elektrike, me qëllim kontrollin e gabimeve dhe abuzimet në sistemin matës. Iniciativa ka nisur gjatë kësaj jave, por do të vazhdojë dhe në ditët në vazhdim, ndërsa aparaturat që zbulojnë grabitësit e energjisë shumë shpejt ka dhënë rezultat duke evidentuar rastet konkrete të abuzuesve, që në shumicën e rasteve janë abonentët familjarë, ndonëse nuk mungojnë dhe subjektet private. Për këto të fundit do të instalohen aparatura të veçanta, por shpërndarja gjeografike e tyre në zona të ndryshme humb mundësinë e një kontrolli të saktë për energjinë që ata shpenzojnë meqenëse janë dhe konsumatorët më të mëdhenj të energjisë edhe në juglindje. Nëpërmjet këtyre aparateve, janë kryer kontrolle për matjen e energjisë në qytetet e Korçës ndërsa pritet që e njëjta gjë të realizohet edhe për Pogradecin, në zona të evidentuara si më problematike për vjedhjen e energjisë elektrike.Në sajë të këtyre aparaturave, arrihet tëkontrollohen grupe prej 20-30 abonentësh, me qëllim shmangien endërhyrjevenë sistemin e matjes së energjisë. Me vënien në funksionim të këtyre aparaturave vetëm gjatë javës që shkoi janë konstatuar40 matësa të energjisë me shkelje. Burimet nga zona elektrike e Korçës, pohojnë gjithashtu se janë vendosur gjoba dhe sanksione për ata konsumatorë qëjanë kapur me shkelje dhe abuzime, numri i të cilëve vetëm gjatë një jave ka kaluar të 30 vetët.