Morinë, pranga tre klandestinëve dhe udhërrëfyesit
Të arrestuarit nga jugu i Shqipërisëdo shkonin në Itali duke ndjekur rrugën tokësore nëpër ish- Jugosllavi
KUKËS- Policia kufitare e regjionit të Perëndimit në Kosovë ka arrestuar në Vermicë në kufirin Shqipëri-Kosovë katër shtetas nga Shqipëria, tre prej të cilëve ishin adoleshentë nga Shqipëria e Jugut, ndërsa udhërrëfyesi i tyre ishte një banor i fshatit Morin të Kukësit. Zëdhënësja e Shërbimit Policor për rajonin e Prizrenit, Xhejlane Krasniqi, ka bërë të ditur se në orët e vona të së shtunës, pas një informacionitë marrë nga ushtarët e KFOR-it, të kontingjentit turk, në malet e Fshatit Vërmicë pikërisht mbi vendin e quajtur "Foleja e Shqiponjës" kanë qenë duke kaluar katër persona nga Shqipëria për në Kosovë. Me të marrë informacionin,policët e Regjionit të Perëndimit kanë dalë në vendin e ngjarjesme dy autovetura dhe rreth është arritur të realizohet arrestimi i këtyre personave që tentonin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Personat e arrestuar janë dërguar në stacionin e policisë në Prizren, ku pas marrjes në pyetje është bërë identifikimi i tyre. Tre nga të arrestuarit janë të moshës së mitur me banim në Shqipërinë e Jugut,ndërsa i dyshuaritjetër që ishte edhe udhërrëfyes i klandestinëve është i moshës madhore. Personi që kishte marrë përsipër të kalonte klandestinët adoleshentë përmes pikë-kalimit të pa miratuar është identifikuar si I.Veseli, 32 vjeç, nga fshati Morinë i Kukësit. Klandestinët adoleshentë kanë pohuar në policinë e Prizrenit se kishin paguar nga 50 euro për të kaluar ilegalisht për në Kosovë. Ndërkohë prokuroria e Prizrenit ka hapur çështjen penale ndaj katër të arrestuarve për kalim të paligjshëm të kufirittë kufirit dhe kontrabandë me emigrantë. Trafiku i klandestinëve nga Shqipëria në Kosovë dhe më pas në vendet perëndimore është shfaqur prej më shumë se tre vjetësh, kur ky lloj trafiku ka filluar të luftohet përmes detit Adriatik.