E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, pas “OK-it” nga ndërkombëtarët

 

Komiteti Ekzekutiv i Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në mbledhjen e zhvilluar dje vendosi se për çdo hap të mundshëm që do të bëhet në vijim nga organizmi olimpik do të vihen në djeni së pari ndërkombëtarët. Në një dalje publike për mediat, presidenti i KOKSH-it, Hysen Domi u shpreh se Komiteti Ekzekutiv, do të informojë dhe do të dërgoj të gjithë dokumentacionin e punimeve të asamblesë zgjedhore tek CIO. Sipas presidenit Domi pas konsultimeve do të vendoset lidhur me datën e re të Asamblesë Zgjedhore. “Meqënëse Federatat Sportive janë në periudhë para mbledhjeve të asambleve zgjedhore, i bëjmë thirrje të gjithë komunitetit sportiv që t’i thotë ndal mungesës së etikës kurdo dhe kudo që të rishfaqen. Komiteti Ekzekutiv, do të informojë dhe do të dërgoj të gjithë dokumentacionin e punimeve të asamblesë zgjedhore tek CIO. Në konsultim me CIO-n do të planifikohen dhe ndërmerren gjithë hapat e mëtejshme.
Ministria, sot për KOKSH-in
Vetëm 2 ditë nga anulimi i Asamblesë së 14-të të përgjithshme zgjedhore do të vijë sot reagimi i parë në orën 9:30 i institucionit më të lartë të sportit në vend, në lidhje me zhvillimet më të fundit në Komitetin Olimpik. Punimet e Asamblesë të së shtunës për zgjedhjen e organeve drejtuese të KOKSH-it u ndërprenë pas vendimit të marrë nga Ekzekutivi i kësaj të fundit për lënien jashtë votimit të pjesës më të madhe të olimpistëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›