Në Tiranë familjarët e drejtorit të 15-katëshit, të hënën trupi në Gjermani
28/05/2005 Kanë mbërritur në Tiranë familjarët e drejtorit të menaxhimit të hotel "INTERNACIONAL", 58-vjeçarit Piter Bradman, që u gjet i vdekur disa ditë më parë në vaskën e apartamentit të tij. Ata janë njohur nga Prokuroria me të gjitha rrethanat dhe ekspertizat paraprake rreth shkaqeve të vdekjes së tij. Lajmi është bërë i ditur dje për gazetën “Metropol”, nga burime zyrtare të Prokurorisë së Tiranës, të cilat sqaruan se ditën e hënë, trupi i pajetë e 58-vjeçarit gjerman, Piter Bradman, do të transportohet për në vendin e lindjes. Burimet sqarojnë se kjo vonesë do të bëhet për shkak se ende nuk kanë përfunduar të gjitha ekspertizat dhe analizat e autopsisë së Bradman. Ndërsa theksojnë se nga hetimet paraprake është konkluduar se ai ka vdekur si pasojë e mospërballimit të dozës së barnave antidepresion që ka konsumuar, ndoshta për shkak të dhimbjeve.
Sëmundja
Menjëherë pas gjetjes së trupit të pajetë të Bradman, Prokuroria dhe përfaqësues të ambasadës gjermane filluan hetimin për gjetjen e shkaqeve. Në apartamentin e Bradmanit u gjetën një sasi e konsiderueshme ambalazhesh të ilaçeve që ai përdorte. Burimet e Prokurorisë thonë se të gjitha shishet e barnave që ai përdorte ishin të boshatisura. Ndërkaq, janë marrë në pyetje persona që kanë pasur njohje dhe kontakt me gjermanin. Burimet pohojnë se nga dëshmitë e këtyre personave, është mësuar se Bradman vuante prej vitesh nga simptoma të theksuara të depresionit. Dhe për shkak të depresionit ai kishte kohë që vuante edhe nga anoreksia, thonë burimet e Prokurorisë. Mësohet se personat e pyetur kanë pohuar para hetuesve se gjermani jetonte vetëm me ujë, pak ëmbëlsira dhe multivitamina. Ndërsa nuk përdorte thuajse fare ushqim. Burimet e akuzës shprehen se gjermani konsumonte si ushqim rreth një ëmbëlsirë në katrër ditë dhe pinte vetëm ujë të gazuar. Ndërsa në vend të ushqimit të përditshëm përdorte multivitamina.
Hetimi
Ndonëse në apartamentin e Bradman u gjetën shishet e boshatisura të ilaçeve, nuk dyshohet që ai t’i ketë konsumuar ato natën që ka vdekur. Burimet thonë se priten rezulatet e ekspertizave, analizave dhe autopsisë, për të konkluduar zyrtarisht në shkaqet që çuan në vdekjen e tij. Ai ka pësuar hemorragji të brendshme, pasi nga goja i ka dalë edhe gjak. Ndërkaq, mjeko-ligjorët kanë konstatuar se zemra e Bradman ishte më e madhe se e një njeriu të zakonshëm. Ndërsa kanë rënë të gjitha dyshimet për një vrasje apo vetëvrasje të mundshme. Kjo, pasi dera ka qenë e mbyllur me çelës nga brenda dhe se ai nuk kishte shfaqur kurrë shqetësime apo simptoma ekstreme të depresionit, përfundojnë burimet.