Tahiri: Dell nuk kërkon dialog politik për veriun

Kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë Edita Tahiri ka deklaruar se ambasadori amerikan Christopher Dell nuk ka kërkuar dialog politik për veriun, por ka thënë se duhet të ketë biseda me serbët në veri.
Në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”, Tahiri ka thënë se qeveria ka plan për integrimin socialo-ekonomik të veriut, duke shtuar se gjithkush e di se çfarëdo përpjekje për t`i dhënë status special veriut çon në prishjen e kufijve dhe trazira në rajon.
Tahiri ka theksuar se pas ngjarjeve të fundit qeveria e Kosovës pritet të konsultohet me BE-në dhe SHBA-në për hapat e mëtejshëm të dialogut Kosovë-Serbi.