PS ‘91 mbledh socialistët e anashkaluar nga Rama
Partia Socialiste ‘91 është emri me të cilin është pagëzuar formacioni më i ri politik, që u shkëput nga partia mëmë, që sot drejtohet nga Edi Rama. PS ‘91 është zyrtarizuar publikisht dje nga kryetari i saj, Petro Koçi, nën drejtimin e të cilit është zhvilluar mbledhja e parë, ku janë zgjedhur emrat që marrin përsipër ta drejtojnë. Ashtu siç pritej, Petro Koçi është kryetar, ndërsa numri dy i kësaj partie, si sekretare e Përgjithshme është ish-deputetja Makbule Çeço, e ndjekur nga sekretari organizativ, Enver Reçi, si dhe nga sekretari për Marrëdhëniet me Publikun, ish-deputeti i PS-së, Gjergj Koja. Të gjithë të larguar nga PS-ja në tre vitet e fundit, për shkak të reformës “Rama”. Pavarësisht se bëhet fjalë për ish-drejtues të PS-së dhe ish-deputetë të saj, mbetet ende enigmë nëse pas kësaj partie qëndron ish-kryetari Fatos Nano, kjo sepse ata që janë drejtuesit e kësaj partie njihen si mbështetës të tij.
Ndarja
Pas ndarjes së Lëvizjes Socialiste për Integrim, krijimi i PS ‘91 është ndarja e dytë që pëson Partia Socialiste dhe kjo në prag të vitit elektoral. Petro Koçi, kryetari i kësaj partie, deklaroi dje se PS ‘91 është një parti e hapur për gjithë vlerat e së majtës, ndërsa konsideron se ajo është partia e socialistëve të vërtetë. E për ta vërtetuar këtë, Partia Socialiste ‘91 ka të njëjtin flamur me atë që është krijuar në 1991-shin, rozë me një grusht që mban dy trëndafila. Kartat e anëtarësisë do të jenë të njëjta me ato që ishin të vlefshme deri në 2005-n dhe që më pas u hoqën nga Rama. Paraprakisht, Koçi ka bërë të ditur se festa e kësaj partie do të jetë më 12 qershor 1991, pasi sipas tij kjo është partia e vërtetë socialiste, ndërsa Ramës i ka sugjeruar që të festojë 15 marsin e 2005-s, ditë që nisi reformimi i PS-së, që përfundoi duke lënë jashtë dyerve të partisë shumë ish-drejtues të saj, të cilët dje themeluan PS ‘91.
Nano
Deri më sot, ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, nuk është shprehur lidhur me ndarjen e dytë që pëson PS-ja, por që në fund të fundit përbëhet nga mbështetësit e tij. Drejtuesi i kësaj partie, Petro Koçi, u bë dje kryetari i kësaj partie dhe i bëri thirrje Nanos që të jetë pjesë e saj. Koçi e vlerësoi Nanon, si një vlerë që është e nevojshme në procese politike të rëndësishme. “PS ‘91 është partia e socialistëve të vërtetë dhe është e hapur për të gjithë. Në lidhje me ish-kryetarin e Partisë Socialiste, Rama e ka përjashtuar nga projekti politik, ndërsa figura si Nano janë të mirëpritura për procese të rëndësishme në vend”, - deklaroi Koçi.
PS ’91, ndarja e dytë e PS-së pas 4 vjetësh nga ikja e LSI-së
Muaji shtator duket se është vendimtar dhe jo shumë i mirë për të majtën. Ashtu si LSI katër vjet më parë që u zyrtarizua në muajin shtator, edhe ndarja e dytë nga PS-ja është zyrtarizuar po në këtë muaj. Të dyja të zyrtarizura në një vit elektoral. Në 2005, socialistët humbën zgjedhjet dhe pjesën më të madhe të fajit ia faturuan LSI-së së Ilir Metës, i cili nuk bashkëpunoi me PS, që në atë kohë drejtohej nga Nano. Veç të tjerash, të dyja partitë zhvilluan një fushatë elektorale në opozitë me njëra-tjetrën. Pas katër vitesh, PS ndahet sërish dhe ashtu si Meta, edhe Koçi kërkon të thithë nga elektorati bazë i PS-së. Sot të dyja partitë janë në opozitë jo vetëm me mazhorancën aktuale, por edhe me kryetarin e PS-së, të përfshira në një koalicion që drejtohet nga Ilir Meta, e quajtur “E majta për Integrim”
Drejtuesit e PS ‘91
Kryetar: Petro Koçi
Sekretar i përgjithshëm: Makbule Çeço
Sekretar Organizativ: Enver Reçi
Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun: Gjergj Koja
Simbolet
Emri: Partia Socialiste ‘91 (PS ‘91)
Logo me grushtin mbërthyer me dy trëndafila (versioni fillestar i logos kur u krijua PS)
Data e krijimit të saj do të festohet 12 qershori 1991
Kartat e anëtarësisë janë të njëjta me atë para 2005-s
Themeluesit
Petro Koçi
Enver Reçi
Gjergj Koja
Makbule Çeço
Lekë Çukaj
Zamira Çaka
Majlinda Keta
Spartak Poçi
Igli Toska
Gëzim Podgorica
Ilir Kokona
Anita Zaimi