E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të pushuarit nga puna, ankimim në gjykatë

Një punonjës që pushohet nga puna në administratë, në mënyrë të pajustifikuar, ka të drejtë të ankohet në gjykatë. Këtë vendosi dje Këshilli i Ministrave përmes shtesës në “Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, që parashikon ankimimin në gjykatë të punonjësve që janë pushuar nga puna në mënyrë të pajustifikuar. Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim, çdo masë ose sanksion administrativ i pajustifikuar, që është marrë ndaj punonjësve, të cilët kanë arsye të dyshojnë për korrupsion dhe që këtë dyshim ua paraqesin personave përgjegjës ose autoriteteve kompetente, është i pavlefshëm. “Raportimi i fakteve që kanë lidhje me korrupsionin, nuk përbën shkelje të detyrimit të sekretit profesional”, bëri të ditur zyra e shtypit e Kryeministrisë. Sipas kësaj shtese, çdo masë ose sanksion administrativ i pajustifikuar, që është marrë ndaj punonjësve, të cilët kanë arsye të dyshojnë për korrupsion e që këtë dyshim ua paraqesin personave përgjegjës ose autoriteteve kompetente, është i pavlefshëm. Kundër vendimit të dhënë në mënyrë të pajustifikuar për shkakun e mësipërm, punonjësi ka të drejtën e ankimimit në gjykatë. Raportimi i fakteve që kanë lidhje me korrupsionin, nuk përbën shkelje të detyrimit të sekretit profesional”. Propozimi për këtë shtesë u bë nga Këshilli i Ministrave në mbështetje të neneve 81, pika 2, shkronja “d”, e 83, pika 1, të Kushtetutës.

“Neni 10/1

1. Çdo masë ose sanksion administrativ i pajustifikuar, që është marrë ndaj punonjësve, të cilët kanë arsye të dyshojnë për korrupsion e që këtë dyshim ua paraqesin personave përgjegjës ose autoriteteve kompetente, është i pavlefshëm.

2. Kundër vendimit të dhënë në mënyrë të pajustifikuar për shkakun e mësipërm, punonjësi ka të drejtën e ankimit në gjykatë.

3. Raportimi i fakteve, që kanë lidhje me korrupsionin, nuk përbën shkelje të detyrimit të sekretit profesional”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›