KLD: Nesër gara e hapur e 54 gjyqtarëve për 16 poste kryetarësh
TIRANE - Plot 54 gjyqtarë shqiptarë do të kandidojnë nesër për 16 poste kryetarësh në institucionet e Faktit apo Apelit, ku ata punojnë.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë pohoi dje se për herë të parë do të zhvillojë mbledhjet jashtë formatit protokollar të zakonshëm, kjo edhe për faktin se mbledhja do të zhvillohet në njërën nga sallat e hotel "Tirana" dhe jo në mjediset e KLD-së, ku ftohen të marrin pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, juristë me eksperiencë në fushën akademike dhe karrierën profesionale, prokurorë, avokatë, ekspertë dhe partnerë nga organizmat ndërkombëtare dhe media. Ndërkohë mbledhja pritet të hapet nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili mban edhe postin e kryetarit të KLD-së, ndërsa moderator gjatë gjithë procesit do të jetë numri dy i KLD-së, Kreshnik Spahiu.
Në një mbledhje të pak javëve më parë KLD njoftoi se në bazë të ligjit të ri për gjyqësorin u deklarua përfundimi i mandateve për 16 krerë gjykatash, të cilët ndodhen në këto poste prej më tepër se 4 vjetësh.
Sipas KLD-së, të gjithë pjesëmarrësit do të jenë dëshmitarë të rregullave procedurale transparente dhe të barabartë, që do të aplikohen gjatë procesit të shqyrtimit të kandidaturave dhe të emërimit të kryetarit të gjykatës, në përputhje me ligjin për gjyqësorin. "Gjatë këtyre mbledhjeve, KLD-ja do të vendosë standarde të pazbatuara më parë për emërimet e kryetarëve të gjykatave, duke aplikuar debatin, transparencën dhe motivimin, nëpërmjet vendimeve të arsyetuara dhe të shkruara, për çdo emërim në këto funksione drejtuese. Këto standarde të reja do të abrogojnë njëherë e përgjithmonë praktikat e votimit formal dhe të vendimeve të pamotivuara", thuhet në njoftimin zyrtar të KLD-së. Më tej, Këshilli pohon se funksioni i kryetarit të gjykatës është konceptuar jo vetëm si një funksion lideri, por kryesisht si përfaqësues i gjykatës me palët e treta. Për këtë arsye, KLD-ja nëpërmjet ndjekjes së kësaj procedure të re, kërkon të bëjë pjesë së vendimmarrjes së tij, opinionet e të gjitha grupeve të interesit në procesin e emërimit të kryetarëve të gjykatave, të cilët, gjatë prezantimit të kandidaturave, u krijohet mundësia të debatojnë në lidhje me këto propozime. "Ju ftojmë të merrni pjesë në këto mbledhje të hapura të KLD-së, të bëheni pjesë e debatit, të bëheni dëshmitarë të transparencës në përzgjedhjen e funksionarëve të gjykatave, me të cilët do të përballeni për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave tuaja legjitime", përfundon njoftimi zyrtar i Këshillit. fa.ma
Konkurrentët
Gjykatat e Apelit
Durrës
Bashkim Dedja
Petrit Ceno
Gjirokastër
Irena Brahimi
Maria Qirjazi (Vogli)
Petraq Dhimitri (Koço)
Tomorr Shkreli
Korçë
Brunilda Orhani (Malo)
Entela Prifti
Sotiraq Lubonja
Shkodër
Fatmir Hoxha
Fuat Vjerdha
Gjykatat e Faktit
Berat
Agron Vavla
Bernina Kondi
Fatime Velçani (Deçolli)
Margarita Buhali
Elbasan
Arben Vrioni
Pajtime Fetahu
Qani Hasa
Gjirokastër
Desart Avdulaj
Guxim Boçi
Mirela Kore
Kavajë
Alma Bejte
Astrit Haxhialushi
Entela Shedula (Sorra)
Luan Lusha
Krujë
Ardiana Bera
Enkelejda Hoxha
Nazmije Pengili
Rexhina Merlika
Kukës
Flamur Kapllani
Granit Qypi
Hajrie Muçmata
Isuf Shehu
Vjollca Nuhi (Spahiu)
Kurbin
Alfred Gjoni
Ded Miri
Gramoz Levanaj
Kliton Spahiu
Lezhë
Adriatik Bocaj
Ded Dedaj
Fjoralba Prifti
Mat
Ali Koleci
Artan Çupi
Murat Lleshi
Rexhep Karaj
Vesel Bako
Pogradec
Agron Papajani
Etleva Temo (Zgjani)
Niko Rapi
Pukë
Avni Sejdi
Izet Kadana
Shtjefën Lleshi
Tropojë
Dritan Seci
Mimoza Margjeka