KLD: Pas gjyqtarëve, tani ndëshkim dhe për prokurorët
Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, beson se në çështjen "Delijorgji" implikimi është shumë i gjerë, i kaluar në disa shkallë, duke filluar nga veprimet e prokurorëve. Në një prononcim për mediat, Spahiu deklaroi se "persona të cilët kanë ndërtuar informalitetin, aktivitetin e paligjshëm dhe çdo veprimtari tjetër në kundërshtim me ligjin, shpesh herë kanë mundur të fitojnë imunitetin e tyre, për shkak të ineficencës së punës së prokurorisë dhe gjyqësorit". Ai tha se inspektorët e KLD-së janë duke verifikuar, inspektuar dhe hetuar me thellësi të gjitha vendimet, aktet procedurale dhe materiale të cilat kanë çuar në pafajësinë apo mbulimin e aktiviteteve të paligjshme të kompanisë së drejtuar nga Delijorgji. Duke vijuar më tej, nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë pohoi se inspektorët kanë konstatuar parregullsi nga disa shkallë, duke filluar nga akuza e deri në gjykatat e shkallës së parë, gjykatat e apelit, gjyqtarët ushtarakë në Tiranë dhe Durrës, ndonëse çështja është për gjykim në Gjykatën e Lartë.
Spahiu deklaroi se "Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka përcjellë me shqetësim shumë të madh çështjen tashmë të ashtuquajtur ‘Delijorgji‘ dhe për këtë arsye inspektorët e KLD-së janë duke verifikuar, inspektuar dhe hetuar me thellësi të gjitha vendimet, aktet procedurale dhe materiale të cilat kanë çuar në pafajësinë e Delijorgjit". Më pas shtoi se është vërtetuar paraprakisht pushimi i çështjeve të një sërë veprave penale të kryera më parë. "Ajo çka mund të themi për momentin, pasi raporti i detajuar dhe i hollësishëm i inspektorëve të KLD-së ende nuk ka mbaruar, është e konstatuar në mënyrë flagrante, pushimi i çështjeve të një sërë veprash penale të kryera më parë, dhe nga inspektorët këto ditë do të përgatitet raporti, me qëllim që çdo individ apo gjyqtar i përfshirë në këto çështje t‘i relatohet Ministrisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë për t‘i ndëshkuar, si pasojë e masave apo veprimeve që ata kanë kryer", deklaroi Spahiu. Ai beson se krahas gjyqtarëve, janë të implikuar edhe prokurorë, por Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka një pengesë procedurale, sepse çështja në fjalë nuk konsiderohet e përfunduar. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese, në interpretimet e veta për veprimtarinë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i ka kufizuar kontrollet dhe masat e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për çështje të cilat janë në gjykim. "Pra mund të ndodheshim përballë një fakti që KLD-ja të shkarkonte të gjithë gjyqtarët të cilët i dhanë pafajësi Delijorgjit dhe legjitimuan këtë aktivitet, dhe nga ana tjetër të kishim një vendim të Gjykatës së Lartë, e cila në mënyrë hipotetike mund të linte në fuqi këtë vendim. Për të mos pasur përplasje institucionale, duhen respektuar disa faza procedurale, më pas të veprohet. Gjithsesi, kjo nuk e pengon Këshillin e Lartë të Drejtësisë të vazhdojë inspektimin dhe në momentin që Gjykata e Lartë do të shprehet për këtë çështje, të propozojë masat konkrete ndaj gjyqtarëve", tha ai.
Në lidhje me çështjen e regjistrimit në gjykatë të firmës "Albdemil", Spahiu pohoi se Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë po kryen hetime dhe inspektime për sa i përket licencimit dhe regjistrimit të kësaj kompanie. "Aktualisht po hetohet në dy pista, fillimisht nëse aktiviteti ka qenë i mbështetur dhe i licencuar brenda kuadrit ligjor dhe brenda normave të miratuara në atë periudhë kohe. Dhe pista e dytë është se nëse kemi të bëjmë me një objekt veprimtarie të përcaktuar qartë, apo kompania ka pasur një aktivitet të kufizuar dhe tregtinë e armëve e ka realizuar përtej kompetencave dhe objektit të veprimtarisë të parashikuar nga gjykata", përfundoi Spahiu.
Gjyqtari Ervin Metalla mbrohet pas deklaratave të KLD-së për shkelje procedurash
Kreu i Gjykatës së Durrësit: Ne, të vetmit që e kemi dënuar Delijorgjin
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës është e vetmja që e ka dënuar deri më sot Mihal Delijorgjin. Kreu i Gjykatës së Durrësit reagon pas shkrimeve në media që raportojnë konstatimin e shkeljeve nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në gjykimin e Delijorgjit nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe nga Apeli, ku çështja është gjykuar nga gjyqtarë ushtarakë. Shkelje në gjykimin e këtij personi nuk janë bërë nga trupi gjykues që shqyrtoi dosjen e Delijorgjit për kontrabandë me mallra të tjera dhe falsifikim dokumentesh në Gjykatën e Shkallës së Parë. "Për herë të parë Mihal Delijorgji në procesin në fjalë dënohet penalisht dhe civilisht", thotë për gazetën "Shqip" kryetari i Gjykatës së Durrësit dhe njëkohësisht kryetar i trupit gjykues të dosjes "Delijorgji", Ervin Metalla. Mihal Delijorgji u shpall fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë të Durrësit për veprën penale të kontrabandës me mallra të tjerë më 28 dhjetor të vitit 2006, pas një procesi të gjatë gjyqësor. Dosja ishte dërguar nga organi i akuzës durrsake në gjykatë në fillim të shtatorit të vitit 2004, për t‘u mbyllur pas më shumë se dy vjetësh. U desh dhe një vit tjetër që Delijorgji të shpallej i pafajshëm nga Apeli i Durrësit, ku çështja u shqyrtua nga një treshe gjyqtarësh ushtarakë. Këta hodhën poshtë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, të dhënë nga treshja e gjyqtarëve Ervin Metalla, Arbana Selmanaj dhe Markeljan Koça. Gjyqtari Metalla reagon ndaj tymnajës së hedhur, sipas tij, mbi të vetmin trup gjykues që e ka dënuar deri më sot Delijorgjin. Në të vërtetë, në Gjykatën e Durrësit ndër vite janë zhvilluar shumë gjyqe të tjera civile, ku Delijorgji ka qenë i akuzuar, por ai ka arritur të triumfojë dhe madje dhe të dëmshpërblehet nga shteti. Në fundin e vitit 2006, Mihal Delijorgji për herë të parë provon shijen e hidhur të humbjes dhe e apelon vendimin. Në Gjykatën e Faktit të Durrësit ai dënohet penalisht dhe civilisht. "Penalisht me maksimumin e dënimit me gjobë që parashikohet për krime dhe civilisht me shumën prej një milion eurosh, fakt që anashkalohet, por që është mjaft domethënës. Në Gjykatën e Shkallës së Parë nuk ka pasur asnjë shkelje në këtë proces", thotë kreu i togave të zeza durrsake. Në vendimin e marrë prej trupit gjykues të kryesuar prej tij, duke vlerësuar të gjitha provat administrative të paraqitura nga prokuroria e përfaqësuar nga prokurori Ilir Turja dhe nga mbrojtja, është lënë në fuqi kërkesa e akuzës, ndërsa është argumentuar deklarimi i pafajshëm i Delijorgjit për veprën penale të "falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve", pasi në kuptim të nenit 388/b të Kodit të Procedurës Penale, fakti nuk përbën vepër penale më vete. "Shuma prej një milion eurosh padi civile që u pranua në procesin penal, si dhe gjoba prej 100 milionë lekësh të vjetra, nuk mund të mos kenë karakter represiv të theksuar", thonë burime nga gjykata. Ky vendim është vlerësuar i padrejtë nga Delijorgji dhe është apeluar. Në dhjetor të vitit 2007, Apeli i Durrësit nën gjykimin e treshes së gjyqtarëve ushtarakë me kryesues Shaqir Gradicën dhe anëtarë Ylli Minkën dhe Naum Pejon, e çliron nga akuzat dhe nga dënimi i rëndë financiar, duke e shpallur të pafajshëm. Çështja "Delijorgji" nis një tjetër rrugë gjyqësore. Këtë herë është prokuroria që reagon ndaj vendimit të apelit me një rekurs në Gjykatën e Lartë ku vazhdon të qëndrojë dosja e tij e çelur katër vjet më parë pas një denoncimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave shqiptare, e ndihmuar nga "CAMAlbania".