Prokuroria, tri enigma për shpërthimin
Prokuroria e Përgjithshme fillon zyrtarisht hetimet për dosjen "Gërdeci", duke nisur nga krateri i shpërthimit. Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit Zamir Shtylla, drejtor i Zyrës së Hetimit dhe Ndjekjes Penale në Prokurorinë e Përgjithshme, ka marrë në analizë të dhënat, faktet dhe provat e administruara deri më tani, si dhe ka përcaktuar hapat e ardhshëm që do të ndërmerren për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
Në mbledhjen e djeshme, krahas prokurorëve dhe hetuesve të ngarkuar me hetimet për ngjarjen në "Gërdec", ishin të pranishëm edhe hetuesit e Prokurorisë së Tiranës, që realizuan hetimet paraprake për këtë ngjarje. Ata përcaktuan se akuza ka filluar verifikimet për të zbuluar nëse shpërthimi ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë nga një plasje kapsolle, nga zjarri, apo ka ndodhur si pasojë e një akti të qëllimshëm. Ndërkohë, akuza tha se ka filluar hetimet për ushtarakët, ku krahas Dashnor Çaushit, shefit të Logjistikës në FA, po verifikohen edhe disa të tjerë.