KLD emëron 24 gjyqtarë në Tiranë e Durrës
Autori i Lajmit: Redaksia
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen e djeshme, ka bërë edhe emërimin e 24 gjyqtarëve të Gjykatës së Tiranës dhe të Durrësit.
Burime pranë KLD-së bëjnë me dije se është bërë dhe një transferim i një gjyqtari nga Gjykata e Tropojës drejt Shkodrës. Burime konfidenciale nga KLD-ja bëjnë me dije se në mbledhjen me dyer të mbyllura ku kanë qenë të pranishëm, Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, numri dy i KLD-së Kreshnik Spahiu si dhe të gjithë anëtarët e tjerë janë shqyrtuar 80 kandidatura për të zgjedhur vetëm 25 për vendet vakante të shpallura më parë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Transferimet
Shumë prej gjyqtarëve kanë kërkuar transferim për në një vend më të favorshëm se ai që janë apo edhe magjistratë të rinj që kanë aplikuar për pozicionimin në gjykata. “Ballkan” zbardh listën me disa nga emrat e gjyqtarëve, që vijnë në krye të gjykatave të dy qyteteve më të rëndësishme, Tiranës e Durrësit. Flamur Kapllani, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës emërohet pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Neritan Cena nga gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë emërohet në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Shkëlqim Mustafa nga gjyqtar i Qarkut Gjyqësor të Gjirokastrës emërohet gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës. Fatime Velçani Kryetares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat transferohet në Tiranë. Ibrahim Hoxha nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat trasferohet në Tiranë. Po kështu, gjyqtari Vladimir Skënderaj, nga Vlora trasferohet në Durrës. Gjyqtari Dritan Hamitaj nga Lushnja trasferohet në Durrës. Anita Mici, nga Shkodra trasferohet në Durrës. Margjeka nga Tropoja trasferohet në Durrës, Arjana Lico nga Kruja trasferohet në Durrës dhe Bezart Kackini nga Tropoja trasferohet në Shkodër. Po kështu edhe emrat e tjetër të listës, janë emëruar në vendet vakant të shpallur nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Ndërkohë që KLD do të dalë sot me një njoftim zyrtar në lidhje me gjithçka çfarë është diskutuar dje në këtë mbledhje, me dyer të mbyllura.
Vendimet e pushuara, të bazuara në ligj
Menjëherë pas akuzave të kreut të ILDKP-së, Adriatik Llala për standarde të dyfishta të hetimin e zyrtarëve të lartë dhe atyre të ulët ka reaguar me një deklaratë për shtyp, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm. “Prokuroria vendimmarrjen, në rastin e hetimeve penale, e bazon në provat e administruara gjatë hetimit nga policia gjyqësore. Në rastin kur pushohen hetimet vendimet e prokurorisë në bazë të ligjit janë të ankimueshme në gjykatë dhe tek prokurori më i larte”, thuhet në deklaratë. Po ashtu, bëhet me dije se Prokuroria gjatë vitit 2009, për kallëzimet e paraqitura nga ILDKP, ka pushuar hetimet për shtetasin Florian Nova me detyrë ambasador, shtetasin Arjan Ndoja me detyrë prokuror dhe shtetasin Shpëtim Guxholli me detyrë inspektor tatimesh në Korçë. ILDKP është njohur rast pas rasti me vendimet e pushimit dhe ka ankimuar në gjykatë vendimet e pushimit vetëm për shtetasit Florian Nova dhe Arjan Ndoja. Gjykata e Tiranës me vendimet nr.1466 datë 25.11.2009 dhe nr.523 datë 22.04.2009 ka lënë në fuqi vendimet e pushimit të prokurorisë si të bazuara në prova dhe ligj. Fakti që vendimet e pushimit të prokurorisë të ankimuara nga ILDKP janë konsideruar të drejta nga gjykata tregon se vendimmarrja e Prokurorisë nuk ka qenë me standarde të dyfishta, por e bazuar në ligj.
Transferimet
Flamur Kapllani nga Kukësi trasferohet në Tiranë
Neritan Cena nga Vlora trasferohet në Tiranë
Shkëlqim Mustafa nga Gjirokastra në Tiranë
Fatime Velçani nga Berati trasferohet në Tiranë
Ibrahim Hoxha nga Berati trasferohet në Tiranë
Adriana Bera trasferohet në Tiranë
Besnik Hoxha trasferohet në Tiranë
Blerona Hasa trasferohet në Tiranë
Elda Vrioni trasferohet në Tiranë
Enkelejda Softa trasferohet në Tiranë
Ervin Pollozhani trasferohet në Tiranë
Durrës
Vladimir Skënderaj, nga Vlora trasferohet në Durrës
Dritan Hamitaj, nga Lushnja trasferohet në Durrës
Anita Mici, nga Shkodra trasferohet në Durrës
Mimoza Margjeka nga Tropoja trasferohet në Durrës
Arjana Lico nga Kruja trasferohet në Durrës
Kastriot Selita transferohet në Durrës
Petraq Curri transferohet në Durrës
Ema Gashi transferohet në Durrës
Astrit Faqolli transferohet në Durrës
Laze Sallaku transferohet në Durrës
Alma Brati transferohet në Durrës
Shkodër
Bezart Kackini nga Tropoja trasferohet në Shkodër
Ky lajm është publikuar: 02/04/2010