KLD hetim gjyqtarëve që gjykuan Delijorgjin
Grupi i inspektimit po verifikon edhe nëse “AlbDemil” ka licencë për armët. Raporti që do të përgatitet do të kalojë për analizë te anëtarët e këshillit
Laureta Rryçi
Tiranë - Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka filluar verifikimin e procedurave të ndjekura nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apelit Ushtarak në Durrës në procesin e mëparshëm gjyqësor ndaj Mihal Delijorgjit, akuzuar për “falsifikim dokumentesh” dhe “evazion fiskal”. Sipas burimeve nga KLD-ja, grupi i inspektimit, sipas këtyre burimeve, ka konstatuar parregullsi në këtë proces dhe ditët e ardhshme pritet të përpilojnë edhe raportin përfundimtar, për t’ia paraqitur më pas atë KLD-së.
Gjyqtarët në sitë
Në fokus të inspektimit të KLD-së janë tre gjyqtarë të Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës dhe tre të tjerë në Apelin Ushtarak të këtij qyteti. Biznesmeni që merrej me import-eksportin e hekurit, Mihal Delijorgji, është gjykuar në vitin 2004 në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës për “falsifikim dokumentesh” dhe “evazion fiskal”. Në përfundim të procesit, Delijorgji u shpall i pafajshëm për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, ndërsa u dënua me gjobë për “evazion fiskal”. Më pas procesi në ngarkim të tij kaloi për shqyrtim në Gjykatën e Apelit Ushtarak në Durrës, ku Delijorgji kishte ankimuar vendimin e shkallës së parë. Në përfundim kjo Gjykatë e shpalli të pafajshëm biznesmenin Delijorgji. Ndërkohë që prokuroria ka bërë rekurs për këtë vendim në Gjykatën e Lartë.
Regjistrimi
Të njëjtat burime kanë pohuar se KLD gjithashtu po verifikon edhe mënyrën e regjistrimit në gjykatë të firmës “AlbDemil”.
Inspektorati i këtij Këshilli ka nisur verifikimin e procedurës së ndjekur për regjistrimin e kësaj firme nga Gjykata e Tiranës. Nga të dhënat paraprake të këtij inspektorati, deri tani nuk është gjetur ndonjë e dhënë që firma “AlbDemil” të ketë licencë për tregtinë e municioneve luftarake. Burimet konfirmuan se verifikimet janë në zhvillim e sipër dhe inspektorati i KLD-së pritet të përgatisë ditët e ardhshme raportin përfundimtar të këtij inspektimi. Firma “Alba Demil” me administrator Mihal Delijorgjin kishte nën administrim së bashku me kompaninë shtetërore Meico, fabrikën që demontonte municione luftarake në fshatin Gërdec të bashkisë së Vorës. Si pasojë e shpërthimit më 15 mars 2008 në këtë fabrikë humbën jetën disa persona, ndërsa mbetën të plagosur shumë të tjerë. Shpërthimi i fuqishëm shkaktoi gjithashtu edhe shumë dëme materiale në banesat dhe pronat e banorëve të zonës. Pas kësaj ngjarje forcat e policisë me urdhër të prokurorisë së Tiranës arrestuan administratorin e firmës “Alba Demil”, Mihal Delijorgji, drejtorin teknik të kësaj firme Dritan Minxholli si dhe drejtorin e kompanisë “Meico”, Ylli Pinari me akuzën e “shkeljes së rregullave të sigurisë për lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive”.
2 Prill 2008