Presidenti Topi dekreton dhjetë prokurorë
Tiranë - Presidenti Bamir Topi dekretoi dje dhjetë ndryshime në radhët e prokurorëve të propozuara prej pak ditësh nga kryeprokurorja Ina Rama. Sipas burimeve zyrtare nga presidenca, kreu i shtetit i ka dekretuar propozimet e Ramës në lidhje me lëvizjet e prokurorëve në disa Prokurori të vendit. Sipas procedurës prokurat do të kalojnë nëpër detyrat e reja në 15 ditshin e dytë të këtij muaji. Këto ndryshime janë të dytat që kur në krye të Prokurorisë erdhi Ina Rama. Kryesisht në lëvizjet e para pati ndryshime në nivele prokurorësh rrethesh. Ndërkohë që emrat e këtyre dhjetë prokurorëve që u dekretuan dje nuk dihet ende nëse kryeprokurorja do e caktojë ndonjë detyrë tjetër më me përgjegjësi në nivel drejtuesish në rrethet ku janë dekretuar.
Lista
1- Shkëlqim Hajdari,
prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
2- Artan Madani,
prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë
3- Florian Bonjaku,
prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë
4- Erjon Çela,
prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë
5- Petrit Çano,
prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje
6- Petrit Fusha,
prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë
7- Ylli Dhimitri
prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë
8- Durim Bedini,
prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë
9- Ritvan Suka,
prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan
10-Ndini Tavani,
prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.
2 Prill 2008