E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhja e energjise, OSSH nis kontrollet te abonentet

Ky proces do te përfundojë brenda tre mujorit të parë të këtij viti, ku do të përfshihen abonentët e vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj, si dhe tek abonentët familjarë buxhetorë e jo buxhetorë 

TIRANE-Rreth një milionë abonentë të energjisë elektrike do të t’i nënshtrohen kontrollove të rrepta të punonjësve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), nëse vjedhin energji ose jo. Ky proces do të përfundojë brenda tre mujorit të parë të këtij viti, ku do të përfshihen abonentët e vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj, si dhe tek abonentët familjarë buxhetorë e jo buxhetorë. Azhornimi i të dhënave në terren do të përfshijë adresat e abonentëve, të dhënat teknike për sistemin e matjes në terren si pika e lidhjes, matësi, vula dhe transformatori.

OSSH-ja bën të ditur se me regjistrimin e abonentëve do të bëhet i mundur edhe verifikimi dhe kryerja e ndërprerjeve të energjisë elektrike në rast se abonentët rezultojnë debitorë apo nuk janë të pajisur me dokumentacionin përkatës. Për këtë, OSSH ka përgatitur edhe formularë në formë blloqesh të titulluar "Raport azhornimi" , (në 3 kopje) ku grupet që janë në terren, të cilët do të kenë në dispozicion këtë formular një kopje të tij me këto të dhëna do t'ia lënë abonentëve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›