KLD-ja: Tre gjyqtarë në “gijotinë” për pafajësinë e Delijorgjit
Tragjedia e Gërdecit, tani ndëshkime edhe në radhët e Gjyqësorit. Ministri i Drejtësisë do të propozojë masën disiplinore për gjyqtarët
Laureta Rryçi
Tragjedia e Gërdecit pritet të sjellë ndëshkime edhe në radhët e Gjyqësorit. Pafajësia e Mihal Delijorgjit do t’u kushtojë karrierën tre gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit të Durrësit. Në inspektimin më të fundit të kryer nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka rezultuar se vendimi i tre gjyqtarëve ia ka lehtësuar punët Delijorgjit për të lidhur kontrata të tjera me MEICO-n. Burime zyrtare pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë pohuan dje për gazetën “Albania” se relacioni i plotë për tre gjyqtarët i është dërguar po dje ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj duke u shoqëruar me shkeljet që pretendohet se kanë kryer gjyqtarët.
Raporti
Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, i ka dërguar dje relacionin e Inspektoratit të këtij këshilli ministrit të Drejtësisë, me qëllim vlerësimin prej tij. Në relacion janë përfshirë tre emrat e gjyqtarëve të Apelit Ushtarak: Shaqir Gradica, Ylli Minka e Naun Pejo. Shkaku për inicimin e një procedimi të mundshëm, sipas konkluzioneve të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, lidhet me vlerësimin që do t’u bëhen shkeljeve të konstatuara gjatë kontrollit nga ky inspektorat në dosjen gjyqësore të të pandehurit Mihal Delijorgji. Sipas inspektorëve që janë marrë me këtë çështje, tre gjyqtarët kanë qenë në trupin gjykues dhe kanë gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Durrës çështjen penale ndaj të pandehurit Mihal Delijorgji. Ky i fundit në atë kohë akuzohej për kryerjen e veprave penale të “falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve” dhe asaj të “kontrabandës me mallra të tjera”. Akuza ndaj tij për veprën penale të ‘Kontrabandës me mallra të tjera” të kryer dy herë, është pranuar fillimisht nga Gjykata e rrethit Gjyqësor Durrës, e cila, me vendim të datës 28 dhjetor 2006, e ka dënuar të pandehurin Mihal Delijorgji me gjobë në shumën gjithsej 10 000 000 lekë, ndërsa e ka deklaruar atë të pafajshëm për kryerjen e veprës penale të “falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve”, me argumentin se “fakti nuk përbën vepër penale më vete”. Pjesë e vendimmarrjes ka qenë edhe pranimi i padisë civile të ngritur në proces penal nga Dega e Doganës Durrës ndaj shoqërisë tregtare “Përparimi” sh.a., e cila është detyruar nga gjykata t’i paguajë shtetit, pra Degës së Doganës Durrës, dëmin e shkaktuar në shumën prej 122 668 851 lekë.
Pafajësia
Situata ka ndryshuar një vit më pas, mbi ankimin e të pandehurit dhe të avokatit të tij në Gjykatën e Shkallës së Dytë, ku me vendimin e dhënë nga tre gjyqtarët ushtarakë, për llogari të Gjykatës së Apelit Durrës, ndaj të pandehurit Delijorgji, ka rënë edhe akuza e dytë e ngritur nga prokuroria. Sipas vendimit të datës 17 dhjetor 2007, është prishur vendimi i Gjykatës së rrethit Gjyqësor Durrës mbi deklarimin fajtor dhe dënimin e të pandehurit për veprën penale të “kontrabandës me mallra të tjera”, duke u vendosur pushimin e çështjes, pasi nuk provohen elementët e veprës penale. Në të njëjtën kohë, Gjykata e Apelit është shprehur edhe për “rrëzimin e padisë civile në procesin penal”. Çështja, aktualisht, i është adresuar Gjykatës së Lartë mbi rekursin e organit të Prokurorisë, Avokaturës së Shtetit dhe të Drejtorisë së Përgjithshme e Doganave mbi padinë civile të rrëzuar.
Baza ligjore për inspektimin
Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në relacionin dërguar ministrit Alibeaj, ka argumentuar dhe bazën ligjore ku bazohet për konkluzionin mbi gjyqtarët. “Sipas Ligjit nr. 8436, datë 28.12.1998 ‘Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë’ - ligj i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së shkeljes së pretenduar për tre gjyqtarët, passjell përgjegjësi disiplinore kryerja e veprimeve në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës ose moskryerja e veprimeve të detyrueshme procedurale”, - thuhej në relacion. Konkluzioni i organit të inspektimit i është adresuar ministrit të Drejtësisë, si autoriteti që starton një procedim disiplinor, me qëllim shqyrtimin prej tij të përshtatshmërisë së fillimit të një procedimi dhe të propozimit të masës konkrete. Në relacionin e Inspektoratit të KLD-së, të nënshkruar nga zëvendëskryetari Kreshnik Spahiu, drejtuar ministrit të Drejtësisë, evidentohet se ndaj dëmit në përmasa kolosale që pretendohet se i është shkaktuar shtetit nga shoqëria “Përparimi” sh.a, organi gjyqësor shqiptar, në dy nivele të ndryshme gjykimi, ka mbajtur qëndrime të ndryshme.
27 Qershor 2008