Tre shkeljet e gjyqtarëve sipas inspektimit
Nga inspektimi i kryer mbi këtë procedim penal nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, është konkluduar mbi shkelje të mundshme të ligjit procedural penal të kryer nga gjyqtarët e trupit gjykues Shaqir Gradica, Ylli Minka e Naun Pejo, dhe si të tilla janë evidentuar: 1. Marrja në shqyrtim e padisë civile pa pasur ankim prej palës së paditur në procesin penal.
2. Përfshirja në dosje gjyqësore të disa provave të pretenduara nga avokati mbrojtës, pa marrë vendim të ndërmjetëm për përsëritjen tërësisht apo pjesërisht të hetimit gjyqësor, pra në kundërshtim me nenin 427/1 të Kodit të Procedurës Penale.
3. Gjykata e Apelit nuk duhet të ishte shprehur për padinë civile në procesin penal, pavarësisht nëse kishim ankim apo jo, në respektim të nenit 68/2, të Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit “Kur jepet vendim pafajësie për shkak se fakti nuk parashikohet si vepër penale ose kur vendoset pushimi i çështjes penale, padia civile lihet e pashqyrtuar”.
27 Qershor 2008