Ngjarjet e ‘97, dëshmitarët, prova kryesore për zbardhjen e krimeve
Dëshmitarët okularë të
trazirave të vitit 1997,
duket se janë pika kyçe
e prokurorisë për zbardhjen
e mjaft ngjarjeve makabre.
Grupi hetimor, i ngritur nga Policia
e Shtetit, po kryen një punë voluminoze
në gjetjen dhe vënien në
dispozicion të prokurorisë për t‘i
ndihmuar në disa dosje penale.
Megjithëse në gjysmën e dytë të
vitit ‘97, kanë lënë vendin, duke u
transferuar në të shumtën e rasteve
në Perëndim dhe një pjesë e
mirë e tyre kanë fituar statusin e
azilantit, hetimi i policisë dhe
prokurorisë duket se po gjen mjaft
prova për rihapjen e një pjesë të
ngjarjeve, që shkaktuan trazirat e
vitit jo dhe aq të largët.
Dëshmitarët e Cërrikut
Tre nga dëshmitarët okularë,
që kanë parë masakrën, ndodhen
në Angli e Belgjikë. Gardistët kanë
fituar statusin e azilantit, ndërsa
kanë mundur të japin dëshmi në
Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e
cila ka dërguar në gjykatë dosjen
penale. Disa ditë më parë, organi i
akuzës hapi procesin, duke lexuar
kërkesën për gjykim. "Një nga provat
më të forta të prokurorisë janë
dëshmitë e vetë të arrestuarve, të
cilat kanë akuzuar njëri-tjetrin për
masakrën. Mësohet se nga hetimet
e deritanishme, prokuroria
ka vërtetuar se anëtarët e bandës
së Cërrikut u ishin premtuar viza
në vendet Perëndimore", thanë
burimet nga policia. Madje, një
nga informatorët e akuzës ka deklaruar
se Met Bozi, një nga të arrestuarit,
i cili dyshohet si një ndër
organizatorët e vrasjes së pesë
gardistëve, ishte personi që bënte
premtimet. Disa muaj pas masakrës,
pikërisht në fillim të vitit 1997,
Bozi ka mbledhur anëtarët në një
godinë në Cërrik, duke u dhënë
"urdhra" të prerë. Sipas dëshmive,
ai u ka thënë se kishin mbështetje
nga instancat shtetërore për të
gjitha veprimet që do të kryenin
dhe se nuk do të ndaloheshin apo
të arrestoheshin.
Dëshmitarët e
"Thesarit të Veriut"
Hetimi për vjedhjen më të madhe
në Ballkan ndodhet në marrjen
e dëshmive. Policia e Shtetit po
mbledh informacione nga punonjësit
e policisë, që kanë shkuar në
vendngjarje. Megjithatë, koha e
kaluar nga grabitja e 6 milionë dollarëve
duket se do të jetë e vështirë
që dosja të zbardhet plotësisht.
Mësohet se disa nga punonjësit
e policisë, të cilat kanë shkuar
për të marrë nën kontroll 2 milionë
dollarët e mbetur, janë larguar nga
Policia e Shtetit dhe disa prej tyre
janë larguar jashtë Shqipërisë.
Thesari i Veriut, që ndodhej në një
godinë të fortifikuar në qendër të
Shkodrës, u sulmua me antitank
nga gjashtë persona. Grabitësit
arritën të merrnin gjashtë milionë
dollarë. Dy milionë të tjerë, prerje
200 lekëshe, ata nuk "denjuan" t‘i
marrin. Grabitësve duket se u
kanë mbushur syrin prerjet e
kartëmonedhave 500 dhe 1000 lekëshe,
që në total ishin gjashtë
milionë USD.
Dëshmitarët
e Altin Dardhës
Policia e Beratit njoftoi së fundi
se ka rihapur ngjarjet e vitit 1997,
në Berat. Por pjesa më e madhe e
anëtarëve të bandës së Altin
Dardhës janë ekzekutuar në Berat
në vitet 1997-2000. Prokuroria e
policia e kanë të vështirë të marrin
dëshmitarë, pasi pjesa më e madhe
e qytetit të gurtë nuk e njihte
"killer"-in. Madje, kundërshtarët e
tij, në momentin që do ta ekzekutonin
mbanin një foto të tij në
xhep. Të dhënat për të janë të pakta
nga policia e Beratit. Por, duket
se një ditar i mbajtur nga një
anëtar i bandës ka risjellë disa prova
të vlefshme për oficerët e policisë.
Në të shkruhet se banda, me
në kryer Dardhën, ka kryer rreth 80
ekzekutime, ndërsa vetëm 1/10 e
tyre është dokumentuar nga
drejtësia.
"SHIK"-u, Vlorë
Në këtë dosje dëshmitarët janë
ish-anëtarët e komitetit të
shpëtimit, si dhe personazhe VIP,
madje edhe politikanë, ndërsa
prokuroria dhe policia lajmëruan
disa ditë më parë se kanë filluar
mbledhjen e informacioneve. Mësohet
se një pjesë e ish-punonjësve të SHIK-ut janë larguar nga
Shqipëria. Për vrasjen e dy oficerëve
të Shërbimit Informativ Kombëtar
(SHIK), më 28 shkurt 1997,
në Vlorë, do të merren në pyetje
rreth 30 dëshmitarë. Mes tyre janë
edhe personat përgjegjës. Ngjarja
e parë e madhe dhe e përgjakur,
që solli në pak orë rrëzimin e shtetit
në qytetin më të madh të jugut
të Shqipërisë, dhe që shërbeu si
gur themeli për ngrehinën antishtet,
që u ndërtua me qëllim rrëzimin
e sistemit të drejtuar nga ishpresidenti
Sali Berisha, tashmë do
të jetë në duar të Drejtorisë së
Krimit dhe Hetimit.
Ura Vajgurore
Policia dhe Prokuroria e Krimeve
të Renda kanë vendosur
disa herë të hapin "kapakun" e një
prej ngjarjeve më të rënda të dhjetë
viteve më parë, ku mbetën të
vrarë katër policë dhe disa persona
të tjerë. Tashmë mbetet për t‘u
parë se si do të vijojnë hetimet,
nëse do të shikojnë se sa "gisht" ka
në të politika shqiptare dhe protagonistët
e saj të atëhershëm. Por,
një problem i drejtësisë duket se
janë vitet mbi shpinë të dosjes,
pasi shumë nga protagonistët e
ngjarjes janë larguar nga Shqipëria.
Qafë-Gjashta
Prokuroria e Krimeve të Rënda
tha se dosja është në përfundim e
sipër. Provat më të forta janë
kasetat filmike të disa televizioneve,
të cilat janë sekuestruar nga
Prokuroria e Krimeve të Rënda, me
qëllim zbardhjen e autorëve. Janë
gjithsej shtatë kaseta me pamje
nga masakra e Qafë-Gjashtës. Në
sekuencat filmike duken qartë autorët
e këtij krimi makabër. Grupi
hetimor tha dje se në bazë të këtyre
provave është arritur të identifikohen
personat përgjegjës,
ndërsa ka edhe dëshmitarë.
trazirave të vitit 1997,
duket se janë pika kyçe
e prokurorisë për zbardhjen
e mjaft ngjarjeve makabre.
Grupi hetimor, i ngritur nga Policia
e Shtetit, po kryen një punë voluminoze
në gjetjen dhe vënien në
dispozicion të prokurorisë për t‘i
ndihmuar në disa dosje penale.
Megjithëse në gjysmën e dytë të
vitit ‘97, kanë lënë vendin, duke u
transferuar në të shumtën e rasteve
në Perëndim dhe një pjesë e
mirë e tyre kanë fituar statusin e
azilantit, hetimi i policisë dhe
prokurorisë duket se po gjen mjaft
prova për rihapjen e një pjesë të
ngjarjeve, që shkaktuan trazirat e
vitit jo dhe aq të largët.
Dëshmitarët e Cërrikut
Tre nga dëshmitarët okularë,
që kanë parë masakrën, ndodhen
në Angli e Belgjikë. Gardistët kanë
fituar statusin e azilantit, ndërsa
kanë mundur të japin dëshmi në
Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e
cila ka dërguar në gjykatë dosjen
penale. Disa ditë më parë, organi i
akuzës hapi procesin, duke lexuar
kërkesën për gjykim. "Një nga provat
më të forta të prokurorisë janë
dëshmitë e vetë të arrestuarve, të
cilat kanë akuzuar njëri-tjetrin për
masakrën. Mësohet se nga hetimet
e deritanishme, prokuroria
ka vërtetuar se anëtarët e bandës
së Cërrikut u ishin premtuar viza
në vendet Perëndimore", thanë
burimet nga policia. Madje, një
nga informatorët e akuzës ka deklaruar
se Met Bozi, një nga të arrestuarit,
i cili dyshohet si një ndër
organizatorët e vrasjes së pesë
gardistëve, ishte personi që bënte
premtimet. Disa muaj pas masakrës,
pikërisht në fillim të vitit 1997,
Bozi ka mbledhur anëtarët në një
godinë në Cërrik, duke u dhënë
"urdhra" të prerë. Sipas dëshmive,
ai u ka thënë se kishin mbështetje
nga instancat shtetërore për të
gjitha veprimet që do të kryenin
dhe se nuk do të ndaloheshin apo
të arrestoheshin.
Dëshmitarët e
"Thesarit të Veriut"
Hetimi për vjedhjen më të madhe
në Ballkan ndodhet në marrjen
e dëshmive. Policia e Shtetit po
mbledh informacione nga punonjësit
e policisë, që kanë shkuar në
vendngjarje. Megjithatë, koha e
kaluar nga grabitja e 6 milionë dollarëve
duket se do të jetë e vështirë
që dosja të zbardhet plotësisht.
Mësohet se disa nga punonjësit
e policisë, të cilat kanë shkuar
për të marrë nën kontroll 2 milionë
dollarët e mbetur, janë larguar nga
Policia e Shtetit dhe disa prej tyre
janë larguar jashtë Shqipërisë.
Thesari i Veriut, që ndodhej në një
godinë të fortifikuar në qendër të
Shkodrës, u sulmua me antitank
nga gjashtë persona. Grabitësit
arritën të merrnin gjashtë milionë
dollarë. Dy milionë të tjerë, prerje
200 lekëshe, ata nuk "denjuan" t‘i
marrin. Grabitësve duket se u
kanë mbushur syrin prerjet e
kartëmonedhave 500 dhe 1000 lekëshe,
që në total ishin gjashtë
milionë USD.
Dëshmitarët
e Altin Dardhës
Policia e Beratit njoftoi së fundi
se ka rihapur ngjarjet e vitit 1997,
në Berat. Por pjesa më e madhe e
anëtarëve të bandës së Altin
Dardhës janë ekzekutuar në Berat
në vitet 1997-2000. Prokuroria e
policia e kanë të vështirë të marrin
dëshmitarë, pasi pjesa më e madhe
e qytetit të gurtë nuk e njihte
"killer"-in. Madje, kundërshtarët e
tij, në momentin që do ta ekzekutonin
mbanin një foto të tij në
xhep. Të dhënat për të janë të pakta
nga policia e Beratit. Por, duket
se një ditar i mbajtur nga një
anëtar i bandës ka risjellë disa prova
të vlefshme për oficerët e policisë.
Në të shkruhet se banda, me
në kryer Dardhën, ka kryer rreth 80
ekzekutime, ndërsa vetëm 1/10 e
tyre është dokumentuar nga
drejtësia.
"SHIK"-u, Vlorë
Në këtë dosje dëshmitarët janë
ish-anëtarët e komitetit të
shpëtimit, si dhe personazhe VIP,
madje edhe politikanë, ndërsa
prokuroria dhe policia lajmëruan
disa ditë më parë se kanë filluar
mbledhjen e informacioneve. Mësohet
se një pjesë e ish-punonjësve të SHIK-ut janë larguar nga
Shqipëria. Për vrasjen e dy oficerëve
të Shërbimit Informativ Kombëtar
(SHIK), më 28 shkurt 1997,
në Vlorë, do të merren në pyetje
rreth 30 dëshmitarë. Mes tyre janë
edhe personat përgjegjës. Ngjarja
e parë e madhe dhe e përgjakur,
që solli në pak orë rrëzimin e shtetit
në qytetin më të madh të jugut
të Shqipërisë, dhe që shërbeu si
gur themeli për ngrehinën antishtet,
që u ndërtua me qëllim rrëzimin
e sistemit të drejtuar nga ishpresidenti
Sali Berisha, tashmë do
të jetë në duar të Drejtorisë së
Krimit dhe Hetimit.
Ura Vajgurore
Policia dhe Prokuroria e Krimeve
të Renda kanë vendosur
disa herë të hapin "kapakun" e një
prej ngjarjeve më të rënda të dhjetë
viteve më parë, ku mbetën të
vrarë katër policë dhe disa persona
të tjerë. Tashmë mbetet për t‘u
parë se si do të vijojnë hetimet,
nëse do të shikojnë se sa "gisht" ka
në të politika shqiptare dhe protagonistët
e saj të atëhershëm. Por,
një problem i drejtësisë duket se
janë vitet mbi shpinë të dosjes,
pasi shumë nga protagonistët e
ngjarjes janë larguar nga Shqipëria.
Qafë-Gjashta
Prokuroria e Krimeve të Rënda
tha se dosja është në përfundim e
sipër. Provat më të forta janë
kasetat filmike të disa televizioneve,
të cilat janë sekuestruar nga
Prokuroria e Krimeve të Rënda, me
qëllim zbardhjen e autorëve. Janë
gjithsej shtatë kaseta me pamje
nga masakra e Qafë-Gjashtës. Në
sekuencat filmike duken qartë autorët
e këtij krimi makabër. Grupi
hetimor tha dje se në bazë të këtyre
provave është arritur të identifikohen
personat përgjegjës,
ndërsa ka edhe dëshmitarë.