KLD-ja përcakton gjashtë kryetarët e rinj të gjykatave
Çfarë ndodhi dje gjatë prezantimit dhe cilat janë vendimet e Këshillit. Emrat e kandidatëve që hoqën dorë nga gara për postin e kryetarit
Laureta Rryçi
Tiranë - Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka mbyllur dje ditën e dytë të mbledhjes, ku u dëgjuan platformat e kandidatëve për kryetarë të Gjykatave të Kukësit, Kurbinit, Lezhës, Tropojës, Pogradecit. Gjatë mbledhjes, ndryshe nga dita e parë, pati tërheqje nga gara nga katër kandidatë. Ndërkohë që rreth orës 17:00 anëtarët e Këshillit u rimblodhën për të dhënë votat e tyre përfundimtare për kandidatët që garonin. Gjatë këtyre dy ditëve u prezantuan dhe u shqyrtuan 54 kandidaturat për funksionin drejtues në 16 gjykata të rretheve gjyqësore dhe gjykata të apelit. Të gjithë kandidatët iu nënshtruan procesit të shqyrtimit të kandidaturave dhe të emërimit të kryetarit të gjykatës, në përputhje me Ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe me vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë nr. 227/2, datë
28.03.2008 “Për funksionin drejtues në gjykata”.
Vendimi
Këshilli i Lartë i Drejtësisë përcaktoi dje dhe gjashtë kryetarët e rinj të gjykatave të Kukësit, Tropojës, Kurbinit, Lezhës dhe Pogradecit. Për këto poste kandiduan një numër i konsiderueshëm kandidatësh. Mbledhja zgjati pothuajse sa ditën e parë duke startuar rreth orës 08:30 dhe dukë përfunduar pas mesditës.
Dita e parë
Në mbledhjen e djeshme garuan për kryetar gjykate për vendet bosh të Gjykatës së Apelit të Durrësit, të Gjirokastrës, Korçës dhe Shkodrës. U garua për kryetarë të shkallës së parë për vendet bosh në Gjykatat e Berat, Elbasan, Gjirokastrës, Kavajë dhe Krujë. Të gjithë kandidatëve iu la në dispozicion për të shpalosur programin e tyre pesë minuta. Pasi të mbaronin të gjithë kandidatët, anëtarët e KLD-së kishin të drejtë t’u bënin atyre pyetje. Më së shumti pyetjet u bënë nga ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj dhe zëvendëskryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu. Pyetjet ishin për të gjithë kandidatët të njëllojta. Kishte pyetje të tipit: libri i fundit që keni lexuar, konventa që keni hapur për cilën çështje, sa artikuj juridikë kishin shkruar, nga cilat privilegje do të hiqnin dorë nëse do të bëheshin kryetar etj.
Box
Kandidatët fitues
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, Flamur Kapllani
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, Alfred Gjoni
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, Fjoralba Prifti
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, Artan Çupi
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, Shtjefën Lleshi
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Dritan Seci
Kandidatët fitues të ditës së parë
GJYKATAT E APELIT
Gjykata e Apelit Durrës - Petrit Ceno
Gjykata e Apelit Gjirokastër - Maria Qirjazi (Vogli)
Gjykata e Apelit Korçë - Entela Prifti
Gjykata e Apelit Shkodër - Fatmir Hoxha
GJYKATAT E RRETHEVE GJYQESORE
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat - Bernina Kondi
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan - Arben Vrioni
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër - Desart Avdulaj
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë - Astrit Haxhialushi
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë - Rexhina Merlika
Box
Kandidatët që u tërhoqën nga gara
Agron Papajani (ka gjyq me KLD për një masë disiplinore të dhënë)
Granit Qypi
Ded Miri
Gramos Levanaj
Kandidatët për kryetar të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Kukës*
1. Z. Flamur Kapllani
2. Z. Granit Qypi
3. Znj. Hajrie Muçmata
4. Z. Isuf Shehu
5. Znj.Vjollca Nuhi Spahiu
Kandidatët për kryetar të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Kurbin
1. Z. Alfred Gjoni
2. Z. Ded Miri
3. Z. Gramoz Levanaj
4. Z. Kliton Spahiu
Kandidatët për kryetar të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Lezhë
1. Z. Adriatik Bocaj
2. Z. Ded Dedaj
3. Z. Fjoralba Prifti
Kandidatët për kryetar të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Mat
1. Z. Ali Koleci
2. Z. Artan Çupi
3. Z. Murat Lleshi
4. Z. Rexhep Karaj
5. Z. Vesel Bako
Kandidatët për kryetar të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Pogradec
1. Z. Agron Papajani
2. Z. Etleva Temo (Zgjani)
3. Z. Niko Rapi
Kandidatët për kryetar të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Pukë
1. Z. Avni Sejdi
2. Z. Izet Kadana
3. Z. Shtjefën Lleshi
Kandidatët për kryetar të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Tropojë
1. Z. Dritan Seci
2. Znj. Mimoza Margjeka
23 Prill 2008