KLD-ja shpall dy vende bosh në Apelin e Krimeve të Rënda
Tiranë - Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shpallur dy vende bosh në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda. Burime pranë këtij institucioni shpjeguan dje se kandidatët që duan të aplikojnë për këto dy vende bosh duhet të dorëzojnë të dhënat brenda datës 31 janar. Sipas kritereve që janë përcaktuar, kandidatët duhet të dorëzojnë të dhënat e plota në lidhje me karrierën e tyre në Gjyqësor. Në dosjen që do të dorëzojnë duhet të jetë dekreti i Presidentit të Republikës ose ekstrakt nga akti i emërimit si gjyqtar. Kopje e diplomës së Fakultetit të Drejtësisë / Shkolla e Magjistraturës. Kopje e listës së notave, certifikatë e gjendjes familjare, dëshmi e gjendjes gjyqësore. Karakteristikë nga Shkolla e Magjistraturës (vetëm për Magjistratët), vendime për transferim, dhënie funksione drejtuese, lirim nga detyra. Dokumente vërtetues të titujve të studimit, të fituar pas emërimit në detyrë, gjatë kurseve të trajnimit, arsimimit nga veprimtari shkencore, mësimdhënieje dhe në përgjithësi çdo dokument tjetër lidhur me përgatitjen teknike dhe profesionale të gjyqtarit, mes të cilëve dhe dëshmitë për pjesëmarrje në vizita studimore të organizuara nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë
Vlerësimi vjetor i punës i bërë nga kryetari i gjykatës ku ushtron aktivitetin gjyqtari, dokument që duhet të dorëzohet në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, brenda muajit janar të vitit pasardhës. Të gjitha vlerësimet e aftësive profesionale dhe të çështjeve të etikës në vite. Vendime për masa disiplinore
Dokumente lidhur me gjendjen shëndetësore (invaliditeti ose sëmundjeje). Akte të tjera të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të Presidentit të Republikës, të Konferencës Gjyqësore Kombëtare dhe të Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë
Procesverbalet e kontrolleve të bëra nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
FORMULARI PERSONAL
I
Konkurruesit për plotësim vendi vakant për gjyqtar
Emri: ________________
Mbiemri: ________________
Datëlindja: ________________ (dita, muaji, viti)
Vendlindja: ________________
Vendbanimi: ________________ (adresa e saktë dhe e plotë,
Kontakti: tel/fax, e-mail)
Arsimi: ________________ (titulli i diplomimit; Universiteti dhe
koha e diplomimit)
Mënyra e studimit: ________________
Nota mesatare: ______
Kualifikime: ________________
Gjuhët e huaja: ________________ (me ose pa dëshmi)
Punësimi/karriera: ________________ (që nga koha e diplomimit; përfshirë
edhe punësime eventuale para diplomimit)
Masa disiplinore: ________________ (në qoftë se ka; lloji i masës dhe koha
kur është dhënë)
Vlerësimi profesional: ________________ (sipas sistemit të vlerësimit)
Shënim: Ky formular duhet të plotësohet në të gjitha rubrikat dhe sipas renditjes, në këtë fletë ose edhe në një fletë tjetër.
11 Janar 2009