E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH-ja: Punimet për transformatorin e ri mbyllen të hënën



“Punimet për transformatorin e ri 10 kv në nënstacionin e Selitës në Tiranë pritet të përfundojnë ditën e hënë, 12 janar 2009”. Lajmi është konfirmuar dje nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, i cili shtoi se edhe gjatë ditës së shtunë ndërprerjet e energjisë në disa zona të Tiranës ishin nga ora 10.00-16.00. Zonat e Tiranës që u preken nga kufizimet e energjisë dje ishin ish-NPV-ja, zona e Parkut dhe blloku "Vasil Shanto". OSSH-ja tha se transformatori pritet të vihet në punë ditën e hënë ndërkohë që brigadat e riparimit të avarive po punojnë edhe për disa defekte të ndodhura në zonën e Yzberishtit dhe Selitës. Investimi kap vlerën e 12 milionë lekëve dhe nga ai pritet të rritet kapaciteti i nënstacionit të Selitës që do të ketë 4 transformatorë me një fuqi totale të instaluar prej 120 Megavat. Kjo do të përmirësojë furnizimin me energji elektrike në pjesën juglindore të kryeqytetit, si në zonën e Selitës, në Rrugën e Elbasanit, në rrugën "1 Maji", Sauk, etj.

Nafta zbret në 40 dollarë për fuçi në bursën e Nju Jork-ut

Çmimi i një fuçie naftë ka rënë në 40 dollarë të shtunën në bursën e Nju Jork-ut, pasi rritja e papunësisë në Shtetet e Bashkuara ka shtuar frikën e tregut për kërkesë energjie. “Mercantile Exchange” (Nymex), fuçia "light wet crude", për furnizimin e shkurtit arriti në 40,83 dollarë, me një rënie prej 87 cent në krahasim me koston e mbylljes së ditës së enjte. Pasi ka qëndruar në kuotën 50 dollarë në fillim të javës, kursi është orientuar menjëherë drejt rënies këtë javë, duke zbritur në 7,75 dollarë në tri seancat e fundit. Madje, ai ka shkuar deri në shifrën 40 dollarë gjatë seancës së djeshme, duke prekur kuotën 39,38 dollarë për fuçi.

11 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›