KLD-ja të premten vendos për masat disiplinore për 12 gjyqtarë
Mes emrave edhe tre gjyqtarët që “favorizuan” Delijorgjin. Emrat dhe çfarë pritet të ndodhë në mbledhjen që do të zhvillohet në Dibër
Laureta Rryçi
Këshilli i Lartë i Drejtësisë pritet të gjykojë për masë disiplinore 12 gjyqtarë të gjykatave të ndryshme. Ky fakt u bë dje i ditur nga KLD-ja nëpërmjet një deklarate për shtyp. Sipas njoftimit zyrtar, mbledhja e radhës e Këshillit të Lartë të Drejtësisë do të zhvillohet më 24 tetor, në rrethin e Dibrës, në kuadër të shprehjes së qëndrimit se politikat e veprimtarisë së organeve publike nuk lidhen me vendndodhjen e strukturave të drejtimit, por me vullnetin e mirë për dhënien e drejtësisë dhe zbatimin e ligjit, përpara të cilit, të gjithë dhe kudo, janë të barabartë. Kjo iniciativë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nën kryesimin e kryetarit të shtetit, synon të shtrihet në të ardhmen në disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë.
Deklarata
Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të marrë në shqyrtim kërkesat për procedime disiplinore për disa gjyqtarë pranë Gjykatave në rrethet Mat, Sarandë, Vlorë, Tiranë dhe Elbasan.
Kërkesat për procedimin e gjyqtarëve janë bërë nga Ministria e Drejtësisë, mbi bazën e inspektimeve të kryera nga Inspektorati i kësaj Ministrie dhe Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Burime zyrtare nga KLD-ja bënë të ditur dje se procedim disiplinor është kërkuar për gjyqtarët: Mirela Mishgjoni, Murat Lleshi, Rasim Doda, Gjin Gjoni, Nevrije Halo, Enkelejda Kashuri, Taulant Tafa, Shaqir Gradica, Ylli Minka, Naum Pejo, Alaudin Malaj, Meme Rexho. Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të nisë procedimin disiplinor për 3 gjyqtarët e Apelit Ushtarak të Durrësit, të cilët një vit më parë çliruan Mihal Delijorgjin, bosin e hekurit nga akuza e kontrabandës. Aktualisht Mihal Delijorgji është i arrestuar si përgjegjës për tragjedinë e ndodhur më 15 mars në Gërdec, pranë Tiranës, kur nga shpërthimi i fabrikës “Albademil”, (administrator i të cilit ishte Delijorgji), mbetën të vdekur 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.
Procedimet
Procedimi disiplinor ndaj gjyqtarëve Shaqir Gradica, Ylli Minka e Naim Pejo do të nisë të premten. Tre gjyqtarët do të procedohen për vendimin e datës 17 dhjetor 2007 që liroi Mihal Delijorgjin (i paditur në proces gjyqësor si administrator i shoqërisë “Përparimi”) nga akuza e kontrabandës me mallra të tjera. Treshja gjykuese vendosi për rrëzimin e padisë civile të Doganës së Durrësit, që kërkonte nga administratori i “Përparimi”-t shumën prej 1.2 milionë dollarë, që pretendohej se ishte shkaktuar dëm nga kontrabanda e hekurit.
Box
Përplasja
Vendimi i Gjykatës së Apelit shkaktoi dhe përplasjen mes nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu dhe ministrit të Drejtësisë Enkelejd Alibeaj. Më 26 qershor nënkryetari i KLD-së deklaroi në media se KLD-ja propozonte shkarkimin e 3 gjyqtarëve, Shaqir Gradica, Ylli Minka e Naim Pejo, të cilët, sipas Spahiut, kishin shkelur ligjin duke liruar nga akuza Mihal Delijorgjin.
Në reagimin e tij, ministri i Drejtësisë Alibeaj e akuzoi Spahiun se kishte tejkaluar kompetencat dhe kishte paragjykuar çështjen e një procedimi të mundshëm ndaj tre gjyqtarëve ushtarakë. Për këtë ai kërkoi ngritjen dhe raportimin e Komisionit të Verifikimit të Mandateve, mbi ligjshmërinë e ushtrimit të detyrës të zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. Më 8 korrik, në mbledhjen e saj të radhës, KLD-ja hodhi poshtë kërkesën e ministrit të Drejtësisë duke e parë si të pabazë.
Në mbledhjen që do të zhvillohet të premten, më 24 tetor, Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të marrë në procedim edhe 9 gjyqtarë të tjerë të gjykatave të rretheve dhe të apelit në Shqipëri. Lidhur me këta gjyqtarë, konkretisht në Gjykatën e Matit, të Sarandës, Tiranës, Elbasanit dhe në Gjykatën e Apelit në Tiranë, Vlorë dhe Gjykatën e Apelit Ushtarak, KLD-ja ka depozituar kërkesën për procedim disiplinor.
22 Tetor 2008