Presidenti korean dhe kryeministri i Bosnje-Hercegovinës urojnë Berishën për fitoren e zgjedhjeve
Kryeministri Berisha mori një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës së Koresë, zoti Lee Myung-bak, me rastin e rizgjedhjes së tij në detyrën e Kryeministrit. Sikurse bën të ditur Zyra e Shtypit e Kryeministrisë, në këtë mesazh, Presidenti korean shprehet se "Në emër të qeverisë dhe të popullit korean, dua t’Ju shpreh ju urimet më të ngrohta për rizgjedhjen tuaj si Kryeministër i Shqipërisë". "Sinqerisht besoj se me udhëheqjen tuaj të spikatur, keni demonstruar plotësisht se do të vazhdoni të përmbushni përgjegjësitë e rëndësishme të detyrës suaj dhe do ta udhëhiqni vendin tuaj drejt prosperitetit. Jam gjithashtu i bindur se marrëdhëniet koreano-shqiptare do të forcohen edhe më shumë gjatë mandatit tuaj të dytë”. Ndërsa ne mesazhin që Kryeministri Berisha mori nga Kryeministri i Bosnje Hercegovinës, zoti Nikola Spiric, thuhet se "Kam nderin dhe kënaqësinë t’ju uroj Ju me rastin e rizgjedhjes suaj në detyrën e lartë të Kryeministrit të vendit. Duke shfrytëzuar rastin më lejoni të shpreh kënaqësinë time të sinqertë dhe besimin për përmirësimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve bilaterale midis Bosnje-Hercegovinës dhe Republikës së Shqipërisë, të cilën e kanë treguar më së miri një seri vizitash të niveleve më të larta, ashtu si edhe nënshkrimi i gjashtë marrëveshjeve dypalëshe vitin e shkuar. Jam i sigurt se në të ardhmen do t’i përkushtohemi së bashku standardeve demokratike të integrimit euroatlantik dhe parimeve të mirëkuptimit dhe respektit të përbashkët, për të kontribuar kështu në zhvillimin e mirë dhe dinamik të marrëdhënieve dypalëshe, si edhe në paqen dhe stabilitetin në rajon”.
...