E Diel, 1 Nëntor 2026

Harasani: Sulmi ndaj Bankës Botërore, qeveria kërkon të fshehë krizën

Në kuadër të krizës ekonomike në vend Qeveria duhet të marrë masa të menjëhershme dhe jo të sulmojë institucionet financiare si Banka Botërore. Deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani  ka konstatuar se ekonomia shqiptare po  hyn çdo ditë e më shumë në krizë. Arsyeja e sulmeve të qeverisë shqiptare ndaj institucioneve të huaja, si Banka Botërore dhe FMN, është pikërisht fakti se këto intitucione kanë parashikuar prej kohësh këtë situatë të rënduar me të cilën po përballen sot shqiptarët dhe Shqipëria  dhe 4 vjet të tjera si këto që mbarojnë në 28 Qershor nuk i duhen më Shqipërisë dhe shqiptarëve, u shpreh Harasani. Sipas tij, vetëm në Janar 2009, eksportet ranë me 11.6 %, ndërsa importet Janar 2009 Janar 2008 kanë rënë me mbi 62 milion euro. Defiçiti tregtar në Janar 2009 ishte 170 milion euro. Importi i grupit ushqime, pije, duhan, tregues i drejtëpërdrejtë  ky në konsumin e brendshëm ra mbi 10%. Kreditimi bankar për individë është pezulluar pothuajse plotësisht. Kreditimi i bankave për bizneset në lekë kryet duke rritur çdo ditë normat e interesit në lekë,  pavarësisht se vetëm mbi 4000 apartamente janë të pashitura vetëm, sepse bankat kanë ndërprerë kreditimin. Gjithashtu, sipas Harasanit zhvlerësimi i monedhës vendase, çka gradualisht po vështirëson kthimin e kredive në monedhe të huaj që fatkeqësisht që akoma 75 % të totalit të kredisë në Shqipëri. Në këto kushte, Harasni u shpreh se qeveria shqiptare jo vetëm që nuk merr asnjë masë për të përballuar këtë krizë e cila po troket çdo ditë e më fort, por përkundrazi sulmon në mënyrën më të paprinciptë Bankën Botërore dhe institucionet e tjera të respektuara financiare. Dhe në pushim të këtyre sulmeve, shpërdoron me mendjelehtësi paratë e taksapaguesve, duke mbushur ekranet e televizioneve private dhe shtetërore me reklama qesharake. Sipas Harasanit,  Ministria e Ekonomisë, pasi futi në kolaps të plotë sektorin energjitik, pasi la për mbi dy vjet të gjithë Shqipërinë në terr të plotë, pasi futi KESH në situatën më të rëndë financiare të 18 viteve të fundit, mburret pasi ka importuar në një vit 4.5 herë më shumë se në 2003 dhe 2004 së bashku. Të vjen keq kur shikon individë të paguar, të cilët tregojnë se si u është rritur më pak përqindje pensioni dhe të gjithë kuptojmë se me ato pak lekë më shumë smund të blejnë asnjë ilaç apo ushqim me shumë, pasi çmimet rriten përditë. Ndoshta mund të blejnë vetëm minerale, pasi vetëm çmimi i mineraleve ka pasur rënie, u shpreh Harasani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›