KLD merr në shqyrtim dosjen “Delijorgji”
Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të mblidhet sot për të shqyrtuar disa nga propozimet e Ministrisë së Drejtësisë për procedime disiplinore për gjyqtarët që liruan nga akuzat Mihal Delijorgjin, si dhe gjyqtarin e Burrelit, Murat Lleshi. E premtja ka qenë dita e fundit për tre gjyqtarët ushtarakë, lënë si afat 10-ditor për të dërguar në Ministrinë e Drejtësisë observacionet e tyre lidhur me akuzat dhe shkeljet e gjetura nga Inspektorati i KLD-së. Sot, pasi të zgjidhet kryetari i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, do vijohet me masat disiplinore për Murat Lleshin dhe tre gjyqtarët e Apelit Ushtarak. Sipas Burimeve nga Ministria e Drejtësisë, për gjyqtarin Murat Leshi është propozuar largimi nga funksioni i gjyqtarit, ndërkohë që ende nuk është bërë e ditur se çfarë do kërkohet për tre gjyqtarët e akuzuar për çështjen “Delijorgji”. Ndërkohë që, sipas burimeve zyrtare pranë Ministrisë së Drejtësisë, në KLD janë dorëzuar kërkesat për masë disiplinore edhe për 12 gjyqtarët e Apelit, ndërkohë që për 11 gjyqtarët që akuzohen për lirimin e disa të dënuarve do të dorëzohet kërkesa në ditët në vazhdim. Sipas po të njëjtave burime, për pesë gjyqtarë të Apelit, të cilët janë gjetur me shkelje më të rënda se shtatë gjyqtarët e tjerë, të cilat kanë rezultuar të përsëritura, do të kërkohet largim nga funksioni i gjyqtarit. Gjyqtarët e gjetur me shkelje, sipas ministrit Alibeaj, kanë dërguar vërejtjet e tyre lidhur me raportin, në brendësi të të cilave pranonin shkeljet që u janë gjetur.
Inspektimi
Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë përfundoi inspektimin në Gjykatën e Apelit, pasi nga 30 ditë e zvarrisnin 7 muaj zbardhjen e një vendimi gjyqësor, duke cenuar në këtë mënyrë procesin e gjykimit dhe duke dëmtuar qytetarët. Pas kontrollit të ushtruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve të Drejtësisë, Ministria e Drejtësisë përgatiti një raport përfundimtar, të cilin ua vuri në dispozicion edhe gjyqtarëve të gjetur me shkelje. Në të u konstatua se 12 gjyqtarë të Apelit Tiranë, nga data 1 janar i vitit 2007 deri më 30 dhjetor të këtij viti, kanë dorëzuar në kryesekretarinë e kësaj gjykate jashtë afatit ligjor 700 dosje civile dhe penale, që zënë 20 % të çështjeve penale dhe civile të përfunduara. Inspektimi ka evidentuar faktin se një numër i madh dosjesh janë dorëzuar minimalisht në një afat kohor mbi dy muaj nga dhënia e vendimit dhe maksimalisht 6 muaj nga dhënia e vendimit. Raporti evidenton se vonesat në dorëzimin e dosjeve kanë sjellë pasoja për të gjitha palët ndërgjyqësore, pasi në qoftë se njëra palë kërkon të ekzekutojë vendimin, pala tjetër kërkon të bëjë rekurs për në Gjykatën e Lartë, kërkesë e cila, në bazë të nenit 476 të K.Pr.Civile, duhet të depozitohet në një afat prej 30 ditësh nga njoftimi që u është bërë palëve. Në këto kushte, gjyqtarët kanë shkelur të drejtën e palëve për gjykim brenda afatit të arsyeshëm ligjor, duke lejuar tejzgjatje të procesit dhe mosrealizim të të drejtave të tyre themelore në kohë. Sipas burimeve, gjyqtarët me probleme më të shumta kanë qenë Zeqine Sollaku, Dalip Bushi, Alaudin Malaj, Aleksandër Muskaj dhe Rrahman Qinami, zbardhja e çështjeve të të cilëve zgjaste me muaj të tërë.
Detaje
700 dosje civile dhe penale të dorëzuara jashtë afatit ligjor nga 12 gjyqtarët e gjetur me shkelje
7 muaj ishte maksimumi i dorëzimit të një dosjeje, pas shpalljes së vendimit
5 janë gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të propozuar për shkarkim nga detyra
Gjyqtarët me shkelje në Apel
Zeqine Sollaku
Dalip Bushi
Fatos Qato
Alaudin Malaj
Aleksandër Muskaj
Flutura Skënderi
Rrahman Qinami
Pajtim Hoxha
Seit Xhaxho
Lefter Jahja
Bashkim Caka
Edmond Islamaj
Gjykata Burrel
Murat Lleshi
Çështja “Delijorgji”
Ylli Minka
Naum Pejo
Shaqir Gradica
KLD
Në pritje shqyrtimi i masave disiplinore për dy gjyqtarët e Vlorës
Pas shqyrtimit të masave disiplinore për shkarkimin e tre gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit të Vlorës, të gjetur me shkelje të shumta gjatë shpalljes së vendimit, pritet që t’i nënshtrohen këtij shqyrtimi edhe dy gjyqtarë të tjerë të propozuar për shkarkim nga funksioni, Memo Rexho e Alaudin Malaj, ky i fundit i gjetur me shkelje nga inspektorët edhe në Gjykatën e Apelit të kryeqytetit. Shqyrtimi i propozimeve të ministrit për këta dy gjyqtarë ishte lënë pasi të mbaronin shqyrtimet për Gjinovefa Gabën, Vasil Hanxharin e Sokol Ngresin, të cilët u shkarkuan me votim unanim në mbledhjet e KLD-së. Tashmë radha u ka ardhur dy gjyqtarëve të tjerë, Malajt e Rexhos, të cilët do të paraqesin para anëtarëve të KLD-së pretendimet e tyre lidhur me akuzat.