Rriten pensionet, rrogat për arsimtarë, mjekë dhe infermierë
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Kryeministri Berisha deklaroi se "buxheti i shtetit për vitin 2009, do t i garantojë Shqipërisë investimet më të mëdha publike". Berisha prezantoi në mbledhjen e Qeverisë buxhetin prej 5 miliardë dollarësh për vitin 2009, duke u shprehur se "ky buxhet do të përqendrohet edhe në investime të tjera të mëdha, si në ujësjellës dhe në kanalizime, ndërtimin e shkollave dhe spitaleve. Viti i katërt i këtij mandati do ta gjejë rrjetin rrugor të vendit tërësisht të ndërtuar ose në ndërtim e sipër", - tha Kryeministri. Ai garantoi se "buxheti i vitit 2009 do t i garantojë Shqipërisë stabilitetin makroekonomik dhe rritjen ekonomike më të madhe në rajon". Ai vlerësoi se "buxheti realizon të gjitha premtimet e Qeverisë për rritjen e rrogave dhe pensioneve". "Me shtesën që do të bëhet vitin e ardhshëm, arsimtarët, mjekët dhe infermierët do të ndiejnë dyfishimin e rrogave, pensionistët në qytet do të kenë një rritje të ndjeshme prej 10 për qind, ndërsa pensionistët në fshat do të kenë një rritje prej 20 për qind, e cila garanton përfundimisht dyfishimin e pensioneve të tyre", - tha Kryeministri, duke theksuar se një rritje të ndjeshme do të pësojë edhe ndihma ekonomike. Nëpërmjet këtij buxheti, sipas Kryeministrit, do të zhvillohet një politikë sociale konstante, ndërsa administrata shtetërore do t u peshojë taksapaguesve shqiptarë gjithsej vetëm 6.2 për qind të prodhimit të brendshëm të vendit. "Të ardhurat janë ato të cilat bëjnë të mundur këtë politikë të stabilitetetit makroekonomik, rritjes ekonomike, investimeve më të mëdha në historinë e vendit dhe rritjes më të madhe të pagave. Realizimi i shpenzimeve bëri të mundur buxhetin në 2 për qind për Forcat tona të Armatosura, në përputhje me zotimin që kemi para NATO-s. Buxheti mundëson gjithashtu edhe një rritje prej 37 për qind të financimit të qeverive vendore nga qeveria qendrore. Gjatë vitit 2009 qeveria jep nga buxheti qendror më shumë se sa kanë dhënë qeveritë socialiste në 4 vjet (2001-2004) dhe kjo përbën një risi madhore". Kryeministri theksoi se "buxheti i këtij viti do të mbështesë fuqishëm reformën në sistemin e shëndetësisë, si dhe do të lejojë rritjen e madhe të investimeve për Shqipërinë në moshën dixhitale. Buxheti shoqërohet me rritje të ndjeshme të mbështetjes për fermerët shqiptarë, projekteve për mbrojtjen e mjedisit, infrastrukturës së institucioneve të vuajtjes së dënimit, por edhe institucioneve gjyqësore dhe sistemit të drejtësisë. Mbështetja e institucioneve të zbatimit të ligjit për të përmbushur më mirë detyrat e tyre është një drejtim tjetër shumë i rëndësishëm i tij", - tha kreu i ekzekutivit. Sipas tij, arsimi do të mbetet përparësi madhore për vitin 2009, ndërkohë që "zhvillimi i pasurive të mëdha kulturore të vendit, mbështetja e veprimtarive kulturore dhe sportive është një risi tjetër e buxhetit të shtetit". Kreu i Qeverisë informoi gjithashtu se "zgjerimi i aktivitetit diplomatik dhe përfaqësive diplomatike të vendit me hapjen e disa ambasadave të reja gjejnë mbështetje në këtë buxhet". Specifika e këtij buxheti, sipas Kryeministrit, "qëndron edhe në një përqendrim më të madh të tij në projekte të rëndësishme". "Qeveria u ka dhënë fund praktikave të fragmentimit absurd të parave të taksapaguesve në mijëra e mijëra projekte dhe ka realizuar përqendrimin e madh të këtyre fondeve në projekte të rëndësishme", - tha ai. Në përfundim, Berisha theksoi se "ky buxhet u bë i mundur me rezultatin shumë të madh dhe të rëndësishëm të reformave që ka ndërmarrë qeveria, me rritjen e të ardhurave me 22 për qind në 3 vjet, si dhe me luftën ndaj kontrabandës, evazionit dhe informalitetit". "Të ardhurat nga akcizat nga 37 miliardë që ishin në vitet e kontrabandës, tani kanë arritur pothuajse në 90 miliardë. Pra kjo disiplinë fiskale ka bërë të mundur që për vitin 2009, të parashikohet buxheti më i madh dhe më i suksesshëm në historinë e vendit", - tha kryeministri Berisha.
Ky lajm është publikuar: 01/11/2008