Koçiu: Lauka s’ka mbërritur në zyrën e Topit
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, 8 muaj pas propozimit nga qeveria të z. Islam Lauka për ambasador në Kosovë, mbrohet se në tavolinën e tij nuk ka mbërritur asnjë propozim konkret. Zëdhënësja e z. Topi, Mimoza Koçiu, deklaroi dje për “standard” se në Presidencë nuk është përcjellë deri tani emri i Islam Laukës si kandidat për ambasador të Shqipërisë në Kosovë. Kurse për rastin tjetër të diplomatit Mal Berisha, po ai i mbetur pezull për zëvendësimin e Gazmend Turdiut në Gjermani, znj. Koçiu pohoi se çështja është ende në proces dhe ende nuk ka një gjë përfundimtare nga ana e Presidentit për kandidaturën në fjalë. Kundrejt kësaj, burime nga qeveria sqarojnë se emri i Laukës është dërguar në Presidencë menjëherë pas propozimit nga ana e Kryeministrit Berisha për ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë.