NDI kundër PS-së për "Dushkun e Madh"

22/04/2005 Kalimi me urdhër i votave të elektoratit për proporcionalin e një partie tjetër, sjell parlament të pabesueshëm
Institutit Ndërkombëtar Demokratik shpreh shqetësimin për listat e votuesve
Krerët e Institutit Ndërkombëtar Demokratik kanë vlerësuar dje se përdorimi i taktikës së “Dushkut të Madh” nga partitë e mëdha do të minonte besueshmërinë e parlamentit të ardhshëm të Shqipërisë. Sipas përfaqësueve të NDI, në Shqipëri ngelet ende shumë për të kryer një proces zgjedhor që të arrihen plotësisht standardet ndërkombëtare. NDI-ja e shikon me shqetësim taktikën zgjedhore që, një parti udhëzon mbështetësit e saj që votën e listës proporcioanle t'ia japin një partie të vogël dhe në këmbim mbështetësit e kësaj të fundit do të votojnë kandidatin e partisë së madhe në listën mazhoritare. Kjo, sipas zyrtarëve të NDI-së, nuk përbën asnjë shkelje të Kodit Zgjedhor, apo Kushtetutës së Shqipërisë, por do të tjetërsojë ndarjen e vendeve në parlamnet, në mënyrë të tillë që do të shtrembëronte përfaqësimin e elektoratit shqiptar. Në këtë mënyrë, NDI-ja ka kundërrshtuar taktikën që PS-ja kërkon të ndjekë për mbështetjen e aleatëve në këmbim të votave për kandidatët socialistë.
Konflikti
Gjatë analizës së klimës politike dhe administrimit të procesit zgjedhor, zyrtarët e NDI-së kanë sugjeruar që partitë politike të mos prezantojnë kandidatë, që kanë interesa private, apo biznese që ngrënë shqetësime për korrupsionin dhe shkelje të tjera etike, që do të komprometonin besueshmërinë e tyre. Gjithashtu një tjetër shqetësim për zyrtarin Robert Benjamin, ngelet lista e zgjedhësve. Sipas tij, “pa një vullnet politik të mjaftueshëm, ndryshimi i listave dhe gabimi administrativ ende mund të zgjasë dhe të çojnë në mohimin e së drejtës të votës për zgjedhësit si dhe votimin e shumëfishtë”. Ndryshimi në Kodin Zgjedhor në procesin e numërimit të votave nga rreth 4 700 qendra votimi vetëm, në 100 të tilla, NDI ngre shqetësimin për keqadministrimin e mundshëm të kutive të votimit gjatë transportit të tyre nga QV-të në grupet e numërimit. Sipas përfaqësuesve të NDI-së, koha e numërimit të votave nuk është e mjaftueshme. Në pasqyrën e klimës zgjedhore për Shqipërinë, NDI vëren me shqetësimim praktikën joligjore të të ashtuquajturit votim familjar, me anë të së cilit kryefamiljari voton padrejtësisht për anëtarët e familjes së tij. Gjithsesi, në përfundim të pasqyrës, NDI-jas thekson se fati i zgjedhjeve në Shqipëri varet nga votuesi, të cilët duhet ta konsiderojnë procesin zgjedhor të vlefshëm për besimin e tyre. Por, në mjedisin që ka aktualisht Shqipëria, parimi bazë i demokracisë mund të lihet pas dore.