E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD, shpallet një vend vakant për Apelin e Tiranës

29/03/2010 Këshilli i Lartë i Drejtësisë për vitin 2010 ka shpallur një vend vakant. Më 12 dhjetor të vitit 2009, i ka përfunduar mandati gjyqtarit Rrahman Qinami. Pasi janë bërë verifikimet e para dhe ky gjyqtar ka kaluar në fazën e pensionit të pleqërisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka marrë vendimin për ta zëvendësuar. Në mbledhjen e fundit të zhvilluar nga ky institucion është vendosur shpallja e një vendi vakant, për t’u dhënë mundësinë gjithë kandidaturave të plotësojnë dokumentet. Sipas njoftimit që jep KLD-ja, çdo kandidat duhet të depozitojë kërkesën bashkëngjitur me dokumentacionin përkatës deri më 25 mars. Ky afat ka përfunduar tashmë dhe në mbledhjen e radhës do të bëhet edhe përzgjedhja. Pothuaj në çdo mbledhje të radhës, këshilli shpall nga një vend vakant për gjykatat e rretheve gjyqësore. Një gjë e tillë bëhet në varësi të kërkesave dhe nevojës që ka gjyqësori për të plotësuar numrin e gjyqtarëve të përcaktuar me ligj. Po në mbledhjen e fundit është vendosur të shpallet një vend vakant për gjykatën e rrethit gjyqësor Gjirokastër. Kandidatët, sipas të dhënave që nxjerr këshilli, nuk duhet të jenë vetëm nga radhët e gjyqësorit, por edhe juristë me përvojë të gjatë pune. Madje nuk përjashtohen edhe ata juristë që kanë punuar më parë gjyqtarë dhe për arsye të ndryshme e kanë humbur karrigen e punës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›