E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kemi probleme financiare, ju lutem na ndihmoni”

29/03/2010 Gjykata e Apelit për Krime të Rënda i shkruan KLD-së

TIRANË – Problemet financiare që kanë gjykatat e rretheve gjyqësore janë bërë tashmë të njohura edhe nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Jo vetëm në analizat vjetore, por edhe në mbledhjet që ka pasur, Këshilli është njohur me anën financiare të munguar për disa nga gjykatat. Në mbledhjen e radhës, më 9 shkurt të këtij viti, në adresë të KLD-së ka mbërritur ankesa e radhës. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda i ka shkruar KLD-së për herë të parë duke i shpjeguar edhe problemet financiare. “ Buxheti i Gjykatës sonë është shumë i vogël. Për këtë qëllim ne kemi diskutuar edhe me zyrën e Buxhetit Gjyqësor, por nuk është në dorën e tij problemi. Kërkojmë nga ana juaj ndihmë për të plotësuar nevojat kryesore”. Kjo është përmbajtja e letrës së dërguar në KLD nga Apeli i Krimeve të Rënda. Ndërkohë që burime nga gjykata bëjnë të ditur se janë të pakënaqur me buxhetin e caktuar për vitin 2010. Në këtë buxhet, sipas tyre nuk janë parashikuar fonde për pajisjen e sallave të gjyqit me kompjuterë. Sekretaret vazhdojnë të shkruajnë me dorë të gjitha procesverbalet. Pra, dixhitalizimi i kësaj gjykate mungon. Një tjetër problem i nënvizuar në ankesën e dërguar KLD-së është edhe mungesa e fondeve për ngritjen e rrogave të sekretareve, veshjen e tyre, mungesën e mjeteve lëvizëse, ngritja e rrogave të gjyqtarëve, siguria e tyre. Pasi janë rreshtuar të gjitha problemet, Apeli kërkon ngritjen e një grupi pune dhe zgjidhjen e tyre. Nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në mbledhjen e fundit është bërë e njohur ankesa. Në përfundim u vendos që disa nga pikat e shkresës të merren në konsideratë. Për këtë qëllim është caktuar edhe një anëtare e KLD-së, e cila do të njihet më nga afër me të gjithë nevojat dhe më pas do të bëjë përpjekjet për t’i zgjidhur ato deri në fund. Burime nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda u shprehën se janë në pritje të zgjidhjes së problemeve që kanë. Apeli i Krimeve të Rënda është një strukturë e re e formuar në gjyqësor. Ka vetëm një vit që ka kaluar në të njëjtën godinë me Shkallën e Parë të Krimeve të Rënda. Ndërkohë që buxheti i tyre është i veçantë. Ndërsa janë në të njëjtën ndërtesë, dy gjykatat bëjnë dallim. Në Shkallën e Parë është investuar për të gjitha sallat e gjyqit, ndërsa tek Apeli duket se ka mbetur situata e njëjtë si para dhjetë vjetësh.

Disa nga problemet në Apelin e Krimeve

Apeli i Krimeve të Rënda vuan nga mungesa e buxhetit të caktuar për vitin 2010. Në këtë buxhet, sipas tyre nuk janë parashikuara fonde për pajisjen e sallave të gjyqit me kompjuterë. Sekretaret vazhdojnë të shkruajnë me dorë të gjithë procesverbalet. Pra, dixhitalizimi i kësaj gjykate mungon. Një tjetër problem i nënvizuar në ankesën e dërguar KLD-së është edhe mungesa e fondeve për ngritjen e rrogave të sekretareve, veshjen e tyre, mungesën e mjeteve lëvizëse, ngritja e rrogave të gjyqtarëve, siguria e tyre. Pasi janë rreshtuar të gjitha problemet, Apeli kërkon ngritjen e një grupi pune dhe zgjidhjen e tyre.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›