Korrupsioni, dy punonjës dogane në pranga
29/03/2010 Kakavijë, arrestohet dhe sekseri
KAKAVIJË – Dy punonjës të shërbimit kufitar në Kakavijë dhe një person nga një agjenci udhëtimi u ndaluan mbrëmjen e djeshme nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Gjirokastrës për shpërdorim detyre. Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës bëri të ditur se “tre të ndaluarit vendosnin vulat hyrje në pasaportat e shtetasve shqiptar pa praninë e tyre, duke përfituar shuma nga 600 deri në 800 euro për person”. “Tre të ndaluarit janë Spiro Çami, 35 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dervican i punësuar pranë një agjencie udhëtimi dhe punonjësit e shërbimit kufitarë Ylli Hoxha dhe Brisilda Biraçi, përkatësisht 40 vjeç dhe 24 vjeçe nga qyteti i Gjirokastrës”, shtoi policia lokale. Policia tha se Spiro Çami ishte sekseri i grumbullimit të pasaportave të shtetasve shqiptarë, ndërsa dy punonjësit e policisë kufitare përfitonin shumat financiare duke shpërdoruar detyrën shtetërore. “Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 10 pasaportat shqiptare, 6 celularë, si dhe automjet tip “Benz”, me targa INI 5097″, pohuan të njëjtat burime.