E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD, sot vota për 3 anëtarë

• Këshilli i Lartë i Drejtësisë pritet të verifikojë sot mandatet e tre anëtarëve të rinj, të zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore.Fatos Mahmutaj Në mbledhjen e sotme do të merret një vendim edhe për Inspektoriatin. Lajmin e pohojnë burime pranë këtij Këshilli, sipas të cilëve në mbledhjen e sotme pritet të miratohet përbërja e re e inspektoratit, kryetarja Valbona Vata dhe katër inspektorët, Elda Vrioni, Qamil Zaimi, Hysen Saliko dhe Laze Sollaku. Dy prej inspektorëve vijnë nga radhët e gjykatësve, vendet e punës së të cilëve u suprimuan si pasojë e shkrirjes së pesë gjykatave më të vogla në vend, kurse Sollaku aktualisht ushtron profesionin e avokatit, por më parë ka punuar për shumë vite gjyqtar në Shkodër dhe Lezhë. Mandatet Ndërkohë, gjatë mbledhjes që do të zhvillohet paraditen e sotme në Këshillin e Lartë të Drejtësisë pritet të bëhet verifikimi i mandateve për anëtarë të këtij Këshilli, dy gjyqtarëve të Apelit, Shkëlqim Miri dhe Dhurata Haveri dhe Guxim Zenelaj, i zgjedhur nga parlamenti para një viti. Zenelaj do të zëvendësojë në këtë detyrë paraardhësen e vet, Pranvera Strakosha, mandati i së cilës përfundoi pak ditë më parë. Ndërsa Miri dhe Haveri do zëvendësojnë dy kolegët e tyre Aleksandër Muskaj e Gjovalin Përnocaj, mandati i të cilëve ka përfunduar në fund të nëntorit.  Pas përfundimit të procedurave, këta tre anëtarë të rinj do të marrin pjesë në mbledhjen, që do vazhdojë me votimin e emrave të rinj në inspektorat, të cilëve pritet t’u jepen edhe detyrat nga Këshilli për të ushtruar kontrolle nëpër Gjykatat e Shkallës së Parë.Funksioni Dy ditë më parë KLD, pohoi se ky grup me 13 inspektorë do të kontrollojë fillimisht anët formale të funksionimit të gjykata të Faktit dhe Apeli dhe më pas do kontrollojë deri në detaje gjithçka që i jep të drejtë ligji, inspektoratit. Inspektorët pritet të kontrollojnë fillimisht solemnitetin, formalitetet,  ankesat e qytetarëve, aftësinë profesionale dhe vlerësimin e gjyqtarëve, etikën, rregullat, disiplinën dhe marrëdhëniet me qytetarët nëpër gjykata. Menjëherë pas nisjes së punës, grupi me 13 inspektorë, do kalojë në sitë veprimtarinë e përditshme nëpër të gjitha gjykatat e shkallës së parë e të dytë në të gjithë vendin. KLD pohon, se me krijimin e këtij grupi inspektorësh janë marrë parasysh shumë fakte. Anëtarët i përkasin dy brezave të gjyqtarëve; të vjetërve dhe magjistratëve, ç’ka pritet të ndikojë në rritjen e efiçencës së inspektoratit të Këshillit. Pak ditë më parë Këshilli deklaroi të hapur reformën në gjyqësor, ndërsa shtoi se do jetë pjesë e rëndësishme e kësaj reforme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›