E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes në spital gruaja e aksidentuar,ra nga kati i dytë i soletës në Fier

• TIRANE - Vdes në Spitalin Ushtarak në kryeqytet 46-vjeçarja nga Fieri, e aksidentuar në shtëpinë e saj pasi kishte rënë nga kati i dytë i soletës.Nadire Murataj, 46 vjeçe, banuese në Fier, ka ndërruar jetë dje në mesditë, në Spitalin Ushtarak në Tiranë, pas më tepër se një jave qëndrimi në Spitalin Ushtarak në gjendje kome. Murataj, mësohet se ka ndërruar jetë mëngjesin e djeshëm. Burimet e policisë që u referohen të dhënave nga Spitali Ushtarak thanë, se pulsi i gruas së aksidentuar kishte nisur të dobësohej edhe më tepër nga më parë. Murataj, mësohet se kishte mbërritur në Spitalin Ushtarak një javë më parë, nga spitali i Fierit, për shkak të gjendjes së saj të rëndë shëndetësore, pas aksidentit që kishte pësuar në soletën e shtëpisë. Sipas burimeve të policisë, gruaja ishte dërguar në spitalin e qytetit të Fierit, në gjendje të rëndë shëndetësore nga të afërmit e saj pas aksidentit të pësuar në shtëpi, ku kishte rënë nga kati i dytë. Gruaja kishte qenë në tarracën e shtëpisë së saj, kur papritur ishte rrëzuar duke rënë disa metra poshtë. Nga aksidenti, Muarataj, kishte marrë plagë të rënda në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit. Pas dërgimit të saj në spitalin e Fierit, gjendja nuk u përmirësua dhe për këtë shkak, u vendos që ajo të përcillej nga mjekët fierakë në drejtim të Tiranës, për trajtim të specializuar. Gjithsesi, një përpjekje e tillë për të shpëtuar gruan ka qenë e pasuskeshme. Trupi i 46-vjeçares është dërguar në morgun e Tiranës, ku mjekët-ligjorë, nëpërmjet autopsisë kanë përcaktuar si shkak të vdekjes së saj plagët e rënda të marra në trup pas aksidentit në banesë. Ndërkohë, policia e Fierit që kishte hetuar ngjarjen më parë e ka klasifikuar atë si aksidentale.               d.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›