KLD zgjedh sot tetë gjykatësit e zjedhjeve

29/04/2005 Shorti, 48 gjyqtarë Apeli në garë për Kolegjin Zgjedhor. Transferohen dy nga Tirana
TIRANË- Këshilli i Lartë i Drejtësisë në mbledhjen e datës 26.04.2005, përcaktoi listën e gjyqtarëve të Apelit, të cilët do t’i nënshtrohen shortit prej nga do të dalin gjyqtarët, të cilët do të përbëjnë Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë, që do të gjykojë mosmarrëveshjet zgjedhore të 3 korrikut 2005. Ndërsa dje, KLD-ja ka shqyrtuar më me hollësi emrat e gjyqtarëve pjesëmarrës në short, duke vazhduar më pas me procedimin disiplinor të dy gjyqtarëve të Apelit. Shorti për të zgjedhur tetë gjyqtarët do të hidhet sot.
Shorti
Burimet nga KLD-ja thanë se shorti do të bëhet i hapur, ndërsa janë ftuar që të marrin pjesë përfaqësuesit e partive politike dhe të medias. Nga hedhja e shortit do të dalin emrat e 8 juristëve, të cilët do të përbëjnë Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë, që do të gjykojë pretendimet e palëve, nëse ata i drejtohen këtij trupi gjykues. Këta gjyqtarë, në 30 prill do të bëjnë betimin para Presidentit. Para se të hidhet shorti, lista e gjyqtarëve u është dërguar partive politike që kanë numrin më të madh të mandateve në Kuvend.
Ndëshkimi
KLD-ja ka qenë e prerë në mbledhjen e djeshme për transferimin e dy gjyqtarëve të Apelit Tiranë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë vazhdon të marrë në shqyrtim punën e gjyqtarëve të Apelit Tiranë. Ulen në detyrë dy gjyqtarët e Apelit, Edmond Gogo dhe Agron Papajani. Këshilli i Lartë i Drejtësisë në mbledhjen e tij të djeshme mori në shqyrtim vërejtjet e bëra nga inspektoriati për dy gjyqtarët e Apelit, Papajani dhe Gogo. Para se të jepej vendimi, gjyqtarët dhanë shpjegime rreth punës së tyre disa vjeçare në Apel. Ndërsa nënkryetari Dalip Bushi la vendin e punës, Gogo dhe Papajani do të punojnë në gjykatat e shkallës së ulët. Për Agron Papajanin u vendos transferimi në gjykatën e Gramshit, ndërsa për gjyqtarin Edmond Gogo u vendos transferimi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër.
Nga Apeli i Tiranës, 11 gjykatës me shkelje
Para Këshillit të Lartë të Drejtësisë, dy gjyqtarët shpjeguan se nuk kanë bërë shkelje në detyrë dhe gjithmonë janë munduar të respektojnë procedurat ligjore. Por me sa duket, Inspektoriati i KLD-së ka nxjerrë shkelje, të cilat vënë në listën e gjyqtarëve me procedim pjesën më të madhe të Apelit. Janë 11 gjyqtarë që do të kalojnë në sitën e KLD-së. Shumica e tyre do të ulet në detyrë, ndërsa për një pjesë do të ketë edhe pushim nga puna. Ministri i Drejtësisë është shprehur se do të vazhdojë të ushtrojë kontrolle nëpërmjet Inspektoriatit në Gjykatën e Apelit, e cila deri tani ka rezultuar me më shumë gabime. Apeli është hera e parë që prej 15 vitesh që i nënshtrohet një kontrolli të hollësishëm.
Emrat e gjyqtarëve të Apelit që marrin pjesë në shortin për Kolegjin Zgjedhor
Gjykata e Apelit Tiranë
1.Muharrem Kushe
2.Fatos Qato
3.Tom Ndreca
4.Lefter Jahaj
5.Flutura Skënderi
6.Zegjine Sollaku
7.Seit Xhoxhaj
8.Pajtim Hoxha
9.Metush Saraçi
Gjykata e Apelit Shkodër
10. Lindita Hoxha
11. Fatmir Hoxha
12. Gent Shala
13. Astrit Kalaja
14. Fuat Vjerdha
Gjykata e Apelit Durrës
15. Agim Ferizaj
16. Valentina Sadiraj
17. Petrit Çeno
18. Bashkim Dedja
19. Shkëlqim Miri
20. Valbon Çekrezi
Gjykata e Apelit Korçë
21. Brunilda Orhani
22. Meriban Mullaj
23. Anesti Kasuli
24. Entela Prifti
25. Sotiraq Lubonja
Gjykata e Apelit Gjirokastër
26. Tomorr Shkreli
27. Marije Qirjazi
28. Petraq Koço
29. Irena Brahimi
30. Dritan Banushi
Gjykata e Apelit Vlorë
31. Gjinovefa Gaba
32. Sashenka Jonuzi
33. Meme Rexho
34. Alaudin Malaj
35. Vasil Hanxhari
Gjykata e Apelit Ushtarak
36. Musa Halili
37. Ylli Minka
38. Naum Pejo
39. Shaqir Gradica
40. Ismail Lama
41. Valdete Hoxha
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
42. Vangjel Kallço
43. Nure Dreni
44. Dhurata Haveri
45. Medi Bici
46. Saida Dollani
47. Dhimitër Lara
48. Ina Rama