KLSH: 1. 6 mld lekë dëmi i shkaktuar shtetit për 2010
TIRANE- Dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit gjatë vitit 2010 është 1. 6 miliardë lekë. Shifra është raportuar sot në komisionin e Ekonomisë nga kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sipas Cekut dëmet më të mëdha i janë shkaktuar shtetit nga Tatimet dhe doganat. Gjithashtu janë shkaktuar dëme edhe nga prokurorimet dhe shpenzimet operative të administratës. Kreu i KLSH tha se është kërkuar dhe zhdëmtimi nga institucionet që e kanë kryer dëmin.
(s.g/balkanweb)
(s.g/balkanweb)