Raporteri i PE, Chountis: Angazhim ynë është për të përshpejtuar heqjen e vizave Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë takimit me raporterin e Parlamentit Evropain për Shqipërinë, Nikolaos Chountis

Kryetarja e Kuvendit prit sot në një takim raporterin e Parlamentit Evropain për Shqipërinë, Nikolaos Chountis. “Angazhimi im personal, por edhe i grupit tonë në Parlamentin Evropian është për të përshpejtuar procedurat për heqjen e vizave për shqiptarët”, tha gjatë takimit Nikolaos Chountis, raporter i Parlamentit Evropian për Shqipërinë dhe Ballkanin, njëkohësisht anëtar i grupit konfederal të Unionit të majtë, e majta e gjelbër veriore në PE. Kryetarja e Kuvendit theksoi se mbështetja gjithnjë e më e fortë që vjen nga komisionerët e BE-së dhe eurodeputetët për heqjen e vizave është për ne shumë inkurajuese. “Ne do të bëjmë çdo gjë, që të merret vendimi për heqjen e vizave, pavarësisht nga përpjekjet e një njeriu për ta penguar këtë, përmes sjelljeve jo evropiane”, tha Topalli. Ndërsa Chountis tha se “kanë qenë dhe mbështetës së lëvizjes së lirë të qytetarëve në Evropë dhe përkrahim fort heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë”. “Bojkoti ka provokuar disa probleme, por unë shpresoj që kjo situatë të zgjidhet. Nuk ka demokraci pa ndarje të pushteteve, dhe ndërhyrja e pushteteve te njëri -tjetri është kundër parimeve të një demokracie”, deklaroi ai.