KLSH: Institucionet të kthejnë në buxhet 4 miliardë lekë
Dëmi më i madh nga tatimet, doganat, prokurimet
KLSH-ja rekomandon kthimin e 99% të vlerës së dëmit
Të dhënat e KLSH-së:
Dëmi ekonomik në 9-mujorin 2008 4 miliardë lekë.
Tatim-Taksat, 1.88 miliardë lekë
Prokurimet dhe teserat 780 milionë lekë
Doganat 695 milionë lekë
KLSH-ja ka bërë 32 kallëzime penale në 2008-n:
• Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, Tiranë, në dy raste
• Këshillin e Qarkut, Korçë
• Këshillin e Qarkut, Vlorë
• ZVRPP, Tiranë, në katër raste
• ZQRPP, Tiranë
• ZVRPP, Lezhë
• Bashkinë Lezhë
• Komunën Voskopojë
• Bashkinë Dibër
• Bashkinë Kamëz
• Komunën Shëngjin, Lezhë
• Komunën Buçimas, Pogradec
• Degën e Doganës, Tiranë në dy raste
• Degën e Tatim-taksave, Tiranë, në pesë raste
• Projektin “Menaxhimi i burimeve ujore”
• Projektin “Mirëmbajtja e rrugëve”
Tatimet, doganat dhe sektori i prokurimeve vazhdojnë të jenë fushat ku fondet buxhetore shpërdorohen në vlera të konsiderueshme. Sipas një raporti të KLSH-së publikuar së fundmi, lidhur me kontrollet e ushtruara gjatë vitit 2008, bëhet me dije se rreth 4 miliardë lekë është dëmi ekonomik që institucionet shtetërore i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit. KLSH-ja, pasi ka bërë konstatimet, ka dhënë rekomandimet përkatëse për të gjitha institucionet që kanë bërë këto shkelje duke kërkuar prej tyre të kthejnë në buxhet pothuajse të gjithë shumën e shpërdoruar. Për parregullsitë dhe shkeljet financiare me dëm ekonomik në të ardhurat dhe shpenzimet e kryera, të pasqyruara në raportet e kontrollit të evaduar gjatë vitit 2008, në shumën e përgjithshme prej 4 046 484 000 lekësh, KLSH-ja ka rekomanduar zhdëmtimin e dëmit të shkaktuar në vlerën 4 032 455 lekë ose në masën 99.6%. Siç shihet nga të dhënat, dëmi ekonomik që zyrtarët e administratës publike i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit gjatë 9-mujorit të vitit 2008, llogaritet në rreth 4 miliardë lekë. Në krye të listës së abuzimit me fondet publike renditen Tatim-Taksat, me 1.88 miliardë lekë, të ndjekura nga tenderat, me rreth 780 milionë lekë dhe në vend të tretë vijnë Doganat, me afro 695 milionë lekë. Shifrat bëhen publike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, në Buletinin nr. 4 të botuar vetëm pak ditë më parë. Është konstatuar se degët e Tatim-Taksave në Tiranë dhe Vlorë janë sektorët më abuzivë me fondeve publike, respektivisht me afro 630 mln lekë dhe 598.6 mln lekë. KLSH-ja vëren se këto dëme ekonomike janë shkaktuar si “detyrime tatimore, penalitete për tatimfitim, TVSH, dividendë e tatime në burim si edhe nga mosaplikimi i gjobave për mosdorëzim në afat të bilancit financiar”. Më pas renditet Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik në vlerën prej rreth 405 mln lekësh, si pasojë e parregullsive e shkeljeve financiare të vërejtura në fushën e prokurimeve. Kjo drejtori mban vendin e parë edhe në listën e atyre institucioneve që kanë kryer abuzime në fushën e shpenzimeve operative, me gati 56.8 mln lekë. Dega e Doganave Tiranë klasifikohet mandej nga KLSH-ja si institucioni i radhës që i ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik financave publike, në vlerën e rreth 350 mln lekëve, kryesisht për shkak të “detyrimeve doganore të papaguara në zhdoganimet e disa artikujve, autoveturave dhe nga subjektet që kanë operuar me autorizim për regjimin e përpunimit aktiv, si dhe mosaplikim të sanksioneve ligjore”. Ndërkaq, në sektorët e tjerë, KLSH-ja vëren konkretisht se dëmi ekonomik në fushën e urbanistikës llogaritet në afro 153.7 mln lekë, kurse tek zëri i shpenzimeve operative, abuzimet kapin vlerën e 116 mln lekëve.
Shpërblimet, 26.3 milionë lekë shpërdorimi
Në fushën e shpërblimeve është konstatuar një dëm 26.363.000 lekë gjatë periudhës së kontrolluar. Ky dëm konsiston në kontrollet e bëra në projektin “Menaxhim i burimeve ujore”, në vlerën 3 181 000 lekëve, si shpërblim i padrejtë dhënë komitetit drejtues të projektit. Spitalin Ushtarak Qendror, Tiranë, në vlerën 2 883 000 lekë, si shpërblime të përfituara padrejtësisht për fundvitin. Komunat Dajt e Farkë në Tiranë; Drejtorinë Arsimore Rajonale në Vlorë. Këshillat e Qarqeve në Lezhë e Kukës; Bashkitë në Elbasan e Lushnjë, në vlerat respektive 903 000 lekë, 2 183 000 lekë, 400 000 lekë, 360 000 lekë, 181 000 lekë, 7 000 lekë, 99 000 leke, si shpërblime të përfituara tepër në kundërshtim me ligjin. Bashkinë Mamurras, në vlerën 39 000 lekë, sigurime shoqërore të aplikuara gabim. Komunën Golem, Kavajë, në vlerën 124 000 lekë, si shpërblime të përfituara padrejtësisht nga fondi i veçantë i aparatit të Komunës. Komunën Kryevidh, Kavajë, në vlerën 210 000 lekë, si shpërblime të dhëna
padrejtësisht në vitin 2006, për 27 persona ish-këshilltarë dhe kryepleq të Komunës.
Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve; Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë; Bashkitë Kamëz e Berat; Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike; Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave; Prefekturën Elbasan, Komunat Shënkoll, Lezhë e Buçimas, Pogradec, në vlerat respektive 2 833 000 lekë, 3 150 000 lekë, 6 877 000 lekë, 1 378 000 lekë, 1 150 000 lekë, 80 000 lekë, 177 000 lekë, 93 000 lekë,55 000 lekë, si shpërblime të padrejta të punonjësve.
Pagat, 24 milionë lekë u shpërdoruan
KLSH-ja ka konstatuar se në fushën e sistemit të pagave, në shumën e përgjithshme prej 24 372 000 lekësh, e konstatuar konkretisht në projektin “Furnizimi me ujë i zonës rurale, Fushë-Krujë dhe Peshkopi”, në vlerën 1 222 000 lekë, si shkelje në pagesat e bëra konsulentëve vendas dhe të huaj, për mosmbajtjen e paradhënies së garancisë bankare të konsulentit gjatë fazës së studimit të projektit, si edhe për mosmbajtjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore të tyre. Drejtorinë e Mirëmbajtjes së Rrugëve, Lushnjë; Bashkinë Elbasan dhe Komunën Otllak, Berat, në vlerat respektive 1 086 000 lekë, 118 000 lekë dhe 34 000 lekë, si pagesa të tepërta jashtë kohës normale të punës. Bashkinë Lushnjë, në vlerën 501 000 lekë, si kontribut i paderdhur i sigurimeve shoqërore. Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë; Komunën Shënkoll, Lezhë; Komunën Farkë, Tiranë; Komunën Ksamil, Sarandë; Këshillin e Qarkut, Kukës; Ministrinë e Brendshme; Prefekturën Elbasan, në vlerat respektive, 637 000 lekë, 483 000 lekë, 375 000 lekë, 299 000 lekë, 6 000 lekë dhe 158 000 lekë, 55 000 lekë, si paga të dhëna tepër. Komunën Propisht, Pogradec, në vlerën 33 000 lekë, si pagesa të tepërta për vjetërsi në punë, për 4 punonjës të administratës. Bashkinë Tepelenë, në vlerën 35 000 lekë, përfituar padrejtësisht sigurime shoqëror. Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe Komunën Kryevidh, Kavajë, në vlerat respektive 917 000 lekë dhe 226 000 lekë, për shtesa pagash të paguara
padrejtësisht. Ministrinë e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, në vlerën 18 000 000 lekë, si pagesë e padrejtë për pagën e 120 punonjësve, për 9 muaj, përballuar nga OSHA, në kundërshtim me marrëveshjen koncensionare të lidhur me “Darfo” Spa, Itali, për UFK-në në Burrel.
Shitja dhe dhënia me qira, dëmi 11.9 milionë lekë
Në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore, dëmi shkon në shumën e përgjithshme prej 11 962 000 lekësh. Ky dëm është konstatuar në ARMO, sh.a., Tiranë dhe Albpetrol, sh.a., Fier, në vlerat respektive 3 545 000 lekë dhe 77 000 lekë, si llogaritje e gabuar e qirasë. Në QSU “Nënë Tereza”, Tiranë dhe Drejtorinë Rajonale Arsimore, Elbasan, në vlerën 1 006 000 lekë dhe 900 000 lekë, si detyrime qirash të pashlyera nga disa subjekte. Në Bashkitë Pogradec, Golem në Kavajë, Tepelenë, Pukë, Gjirokastër, Lushnjë, Berat, si dhe Komunat Ksamil në Sarandë e Kryevidh në Kavajë, në vlerat respektive 634 000 lekë, 266 000 lekë, 321 000 lekë, 24 000 lekë, 719 000 lekë, 298 000 lekë, 483 000 lekë, 2 100 000 lekë e 690 000 lekë, si mospagesë të qirasë së ambienteve nga qiramarrësit, si dhe të kamatëvonesave. Ministrinë e Mbrojtjes, Tiranë, në vlerën 499 000 lekë, nga mosllogaritja dhe mosarkëtimi i kamatëvonesave për dhënien e objekteve me qira. Bashkinë Divjakë, Lushnjë, në vlerën 400 000 lekë, penalitete për vonesa në likuidim të qirasë së truallit nga kompania “Vodafone Albania”, sh.a.