Banka Botërore, 20 miliardë dollarë për Shqipërinë
07/02/2009 Nënshkruhet marrëveshja
Banka Botërore i ka akorduar Shqipërisë një fond prej 20 milionë dollarësh. Ministria e Financave njoftoi dje se një delegacion i lartë i këtij dikasteri, i kryesuar nga zëvendësministri Sherefedin Shehu ndodhet prej disa ditësh në Washington për të negociuar marrëveshjen e dytë të DPO –së, Programit të Politikave Zhvillimore. “Negociatat janë mbyllur me sukses nga delegacioni shqiptar si dhe janë nënshkruar materialet që lidhen me këtë hua. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, e cila i siguron Shqipërisë një mbështetje buxhetore me 20 milionë dollarë me mundësi për të kërkuar përsëri mbështetje në rast nevoje, u bë e mundur në sajë të realizimit të reformave strukturore që ishte angazhuar qeveria”, - theksojnë burimet zyrtare të Ministrisë së Financave. Në këtë mënyrë është konfirmuar edhe njëherë mbështetja dhe vlerësimi i Bankës Botërore për Shqipërinë dhe reformat e saj strukturore. Kështu gjatë këtyre viteve është arritur progres në luftën kundër korrupsionit dhe atë të mbështetjes së zhvillimit ekonomik, përmirësim i mjedisit të biznesit dhe fuqizimit të kuadrit rregullator, përmirësim i eficiencës së shpenzimeve publike, përmirësim i kuadrit ligjor të koncesioneve, forcim i financave vendore, përmirësim i qëndrueshmërisë fiskale të sistemit të sigurimeve shoqërore, përmirësim i sistemit të prokurimit publik, përmirësimi i qëndrueshmërisë financiare të shërbimit shëndetësor. Sipas njoftimit zyrtare të Ministrisë së Financave, stafi teknik i këtij dikasteri ka filluar menjëherë punën për përgatitjen e paketës së plotë. Synohet që kjo paketë propozimesh të përbashkëta të marrë aprovimin fillimisht nga Këshilli i Ministrave. Sipas procedurës, paketa duhet të nënshkruhet nga bordi i Bankës Botërore, pas aprovimit në muajin mars.