E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeprokurorja takohet me kreun e KLSH-së

Ina Rama - Bujar Leskaj

Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj. Dy zyrtarët pasi kanë vlerësuar punën e përbashkët në luftën kundër abuzimeve dhe korrupsionit, kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve që ata drejtojnë.

Në këtë kuadër, kanë hedhur hapin e parë për nënshkrimin e një Marrëveshjeje Bashkëpunimi me synimin e forcimit së bashkërendimit të punës.

Gjatë takimit, Rama dhe Leskaj gjithashtu kanë problematika të ndryshme për çështje të veçanta si nga ana e Prokurorisë ashtu edhe të KLSH, zgjidhja e të cilave ndikon në rritjen e efikasitetit të rezultateve kundër këtyre fenomeneve negative të shoqërisë. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›