KLSH: Prokuroria, indiferente ndaj denoncimeve tona Eglantina Nasi
Prokuroria ka treguar indiference ndaj ceshtjeve qe jane kallezuar prane saj nga ana e Kontrollit te Larte te Shtetit. Nje fakt te tille e ka pohuar dje publikisht kreu i ketij institucioni, Bujar Leskaj, duke pohuar se organi i akuzes ka marre ne konsiderate vetem nje pjese mjaft te vogel te ceshtjeve qe KLSH-ja i ka paraqitur asaj ne vite. I pyetur per marredheniet me Prokurorine nga gazetaret, pas nenshkrimit te nje marreveshje me Autoritetin e Konkurrences, drejtuesi i KLSH-se i ka konsideruar ato si shqetesuese. "Jane shume pak per ne ceshtjet tona e marra ne konsiderate nga ana e Prokurorise. Une kete problem e kam ngritur edhe ne analizen vjetore te Kontrollit te Larte te Shtetit", beri me dije Leskaj. Duke shtuar se konkretisht, ne 10 vjet, vetem 10 per qind e rasteve qe jane referuar nga KLSH-ja, jane ndjekur me tej nga Prokuroria. Sipas Leskajt, nje raport i tille i ulet flet per nje nivel me te larte te punes qe kerkohet per kontrolloret e financave te shtetit ne pergatitjen e kallezimeve penale, por ne te njejten kohe flet edhe per nenvleresim te prokurorise ndaj kallezimeve qe asaj i paraqiten prej tyre. Ndersa duke perseritur bashkepunimin e zbehte mes institucionit qe ai drejton dhe kesaj te fundit, ai shtoi se ka ardhur koha qe ky bashkepunim te intensifikohet. Dhe se personat qe abuzojne me financat publike, te dalin para ligjit. Kjo nuk eshte ne fakt hera e pare qe kreu i KLSH-se denoncon publikisht organin e akuzes per mungesen e tij te gatishmerise mbi ndjekjen penale te personave qe zbulohen se kane shkelur ligjin ne administrimin e fondeve te shtetit. Edhe gjate raportimit ne Kuvend mbi veprimtarine vjetore te Kontrollit te Larte te Shtetit, ai ka prezantuar te njejtin shqetesim. "Te ndertojme nje raport te ri, te forcojme detyrimet ligjore dhe ato per te respektuar punen e institucioneve tona", - ka qene mesazhi qe ai ka leshuar lidhur me kete "ftohtesi" institucionale mes KLSH-se dhe organit te akuzes.