KLSH eksperiencë izraelite
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Robert Çeku dhe Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, zhvilluan takime pune me Kontrollorin e Shtetit dhe Ombusman i Shtetit të Izraelit, Lindenstrauss, bënë të ditur burimet zyrtare të KLSH. Në këto takime, palët ranë dakord për koordinimin e mëtejshëm të kontakteve dhe marrëdhënieve bilaterale ndërmjet institucioneve. Kjo është vizita e parë zyrtare në Shqipëri e Kontrollorit të Shtetit dhe Ombusman i Shtetit të Izraelit, Lindenstrauss dhe bëhet në kuadër të zhvillimeve dhe konsolidimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona. Vizita zyrtare synon nxitjen e bashkëpunimit reciprok mes institucioneve, bazuar në principet e respektit të ndërsjelltë të të drejtave të njeriut dhe në konsolidimin e mëtejshëm të standardeve ndërkombëtare në fushat e kontrollit, në përputhje me principet bazë të INTOSAIT dhe EUROSAI-t, bënë të ditur burimet zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit.