KLSH kontroll bashkisë për shpenzimet
• BURREL - Eshtë rikthyer pas një viti, Kontrolli i Lartë i Shtetit në Bashkinë e Burrelit.Burime të sigurta pranë kësaj njësie vendore konfirmojnë se tre inspektorë të KLSH-së kanë nisur kontrollin në dokumentacionin e bashkisë. “Objekti kryesor i kontrollit do të jenë tenderët dhe shpenzimet e administratës së bashkisë”, pohuan punonjës të Bashkisë Burrel. Një vit më parë dy inspektorë të KLSH-së ushtruan kontroll në këtë njësi dhe në përfundim të tij dolën me konkluzionin se drejtuesit vendorë dhe firmat private që janë kontraktuar nga bashkia kanë abuzuar me 10 milionë lekë të reja. Prokuroria e rrethit nisi hetimin e këtyre abuzimeve, mirëpo një vendim i gjykatës së faktit e mbylli çështjen e shumëpërfolur. Burime pranë Prokurorisë së Matit sqarojnë se ditët e fundit i është kërkuar Prokurorisë së përgjithshme të japë pëlqimin për rifillimin e hetimit për abuzimet me tenderët e viteve të kaluara. e.d