KLSH nxin kurikulumin e Albtelekomit para privatizimit

08/03/2005 Kompania ka 1.3 miliardë që konsiderohen të humbura dhe 295 milionë lekë shpërblime
Vetëm një muaj përpara privatizimit, Albtelekomit i është bërë një “radiografi” totale nga ana e KLSH-së, duke e nxjerrë gjigandin e telefonisë fikse me shumë borxhe nëpër xhepa. Kontrolli i imët në të gjithë sektorët, ka treguar se deri në fund të 2004-ës, Albtelekomi ka patur të paarkëtuar 2.7 miliardë lekë të reja nga faturat e shpërndara. Por ajo që e bën më të rëndë situatën financiare të Albtelekomit, është fakti se 1.3 miliardë lekë nga këto mund të quhen përfundimisht të humbura. Këto janë paratë, të cilat kompania duhet t’i kishte mbledhur për të patur të bardhë dosjen e vet përpara privatizimit. Por duket se nuk ka qenë e mundur që Albtelekomi të çojë në zero llogaritë e veta, përpara se të shesë të gjitha aksionet. Nga ana tjetër, punonjësit e Albtelekomit nuk janë mjaftuar vetëm me pagën mujore. Këshilli Mbikëqyrës në Albtelekom, pa marrë në konsideratë përqindjen e realizimit të fitimit të viteve 2000– 2001, ka dhënë më tepër se 150.4 milionë lekë shpërblime. Edhe në vitin 2001 është tejkaluar niveli i pagave, duke dhënë 2 paga shtesë me një efekt finanicar prej 75.6 milionë lekësh, kurse në fund të vitit 2002, duke abuzuar me termin “ndihmë”, janë shpërblyer të gjithë punonjësit, në shumën 60.3 milionë lekë. Për rrjedhojë, nga dhënia e këtyre shpërblimeve, Albtelekomit i është shkaktuar një dëm ekonomik në total prej 295.3 milionë lekë.
Gjatë periudhës 2000–2004, duket se shuma e shpërblimeve dhe pagave shtesë ka kapur vlerën e 295.3 milionë lekëve të reja, duke u konsideruar si një dëm ekonomik për financat e Albtelekomit. Por “borxh” me paratë e Albtelekomit janë dhe 39 punonjës të Albtelekomit. Dhënia e kredive për shtëpi nga fondi i kompanisë në shumën 168 milionë lekë, duket se ka tërhequr vëmendjen e KLSH-së, e cila ka konstatuar se 8 prej 39 punonjësve janë anëtarë të Drejtorisë së Këshillit Mbikëqyrës dhe përfituar padrejtësisht 41.5 milionë lekë kredi. Veç kësaj, 4 punonjës nuk kanë shlyer asnjë këst detyrimi, i cili arrin në 19.4 milionë lekë.17.400.000.000
Aksionet e Telekomit
17.400.000
Aksione të thjeshta
51-76 për qind
Pjesa e aksioneve
për investitorin
3 për qind
Pjesa e aksioneve
për “Albapost”
20 për qind
Pjesa e aksioneve
për pronarët e tokës
Albtelekom, privatizimi në prill
Albtelekom ka kaluar në një fazë ristrukturimi para privatizimit për të likuiduar borxhet e shtresuara në vite. Sipas ministrit Poçi, ka përfunduar faza e tretë e ristrukturimit të ndërmarrjes dhe, tashmë në Albtelekom punojnë 2280 punonjës. Gjatë 2004-ës u nënshkruan marrëveshjet e reja të interkonjuksionit me operatorët ruralë dhe ata celularë, duke pritur që fitimi nga këto kontrata të jetë 180 milionë lekë. Në korrik të 2004-ës, qeveria mori katër vendime në lidhje me procesin e privatizimit të Albtelekomit. Mbështetur në këto vendime, tashmë janë të përcaktuara kriteret e ofertave që do të ofrohen për blerjen e tij. Gjithashtu është përcaktuar dhe numri i aksioneve dhe mënyra se si ato do të ndahen mes investitorit strategjik, Albapostës, që është një prej aksionerëve dhe pronarëve të truallit. Para dy javësh, ministri i Ekonomisë, Angjeli, bëri të ditur se ofertat për Albtelekomin do të hapen në prill dhe rreth 11 kompani janë të interesuara për të përfituar 65 për qind të aksioneve të kompanisë së vetme të telefonisë fikse në Shqipëri.