Monologjet e Edi Ramës
07/03/2005 Lëvizjet e fundit të Edi Ramës në disa bashki të veriut të Shqipërisë, më janë dukur krejtësisht të ngjashme me lëvizjet e mëparshme të bëra nga disa prej drejtuesve kryesorë socialistë të pakënaqur nga një pjesë e lidershipit të partisë së tyre. Por nëse më parë Nano dhe më pas Meta, e kishin një qëllim të përcaktuar, e kishin një mbështetje të brendshme nga disa pjesë të rëndësishme të forumeve socialiste, turi i Ramës duket më shumë folklorik se sa modern dhe professional.
Kur Rama e nisi turin e tij në veri me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, i cili i përket opozitës, më shumë se për çdo gjë tjetër mund të mendoje se ai më së fundi kish hequr dorë nga armiqësitë me opozitën (armiqësi këto artificiale, ose armiqësi për shkak të fjalorit dhe batutave të dyanshme ekstreme, jo aq për shkak të pozicioneve politike), fitoren e mundshme të së cilës e pati etiketuar nën frymën e një mentaliteti bolshevik, si “tradhëti kombëtare”. Por më pas, kur kjo gjë nuk u vu re, gjithçka ka marrë kthesë majtas. Auditori i Ramës është reduktuar në disa përkrahës të PS-së, ndërsa mardhëniet me të djathtët, përfshirë edhe homologë të tij, kanë shkuar deri atje sa këta të fundit të mos i hapin as derën e sallës së Pallatit të Kulturës!
Sipas Ramës qeverisja e sotme është shumë nën nivelin që kërkojnë qytetarët shqiptarë, shumë e paaftë dhe e korruptuar, ndërsa reformat e saj janë shumë të vonuara. Cilido njeri që nuk do t’i dinte lidhjet e Ramës me qeverisjen e sotme, do t’i nënkuptonte më së pari mesazhet e tij si një kërkesë ndaj elektoratit, për ta kaluar PS-në e sotme në opozitë. Ndërsa për sa i përket përmasave të këtij “kuvendimi të madh”, për nga shkalla e efektit që ka dhënë deri tani, nga një vëzhgues i thjeshtë Rama mund të merret si kryetar i ndonjë partie të vockël dhe jo si Kryetar i Bashkisë së Kyeqytetit. (Pra ai do të dukej tamam i ngjashëm me Xhuvelin, Milon apo Gjinushin, në momentet kur Nano i ka lënë pa pushtet personal).
Gjatë takimeve të tij, Rama nga njëra anë po thotë, ose më saktë po le të nënkuptohet, se kjo PS ka mbaruar dhe nga ana tjetër se as opozita nuk është e gatshme të marrë pushtetin, madje nuk përmend as dhe ndonjë forcë të tretë. Nëse do të besonim vërtetë kështu, atëhere nuk është shumë e qartë se kush tjetër përveç pozitës ose opozitës (pra kryesisht PS-së ose PD-së) mund t’a marrë pushtetin sot në Shqipëri?
Kohë më parë kur Rama mori teserën e PS-së shumë vetë u zhgënjyen. Ky njeri i kishte të gjitha mundësitë të mbështeste një alternativë të tretë të re, për të amortizuar politikën shqiptare dhe në fund të fundit për të qenë i besuar në ato gjëra që po thotë sot. Sipas të gjitha gjasave, arsyeja e tranformimit të tij në socialist të ri kishte të bënte me pozicionin e vështirë që po kalonte. I ndodhur para akuzave të opozitës, të cilat kishin të bënin me shpërdorime në Bashki, kryebashkiaku mund të rrezikonte dhe ndjekjen penale. Opozita pas një hetimi parlamentar do të çonte të paktën dy dosje në prokurori, për të. Në një situatë të tillë, një marrveshje e fshehtë ose thjeshtë një “luajtje syri” mes Nanos dhe Berishës, me këtë drejtësi që kemi, mund edhe ta çonte në burg Ramën. Në këto rrethana, PS-ja u pa si një strehë e sigurtë për kryebashkiakun për t’u mbrojtur si nga sulmet e opozitës ashtu edhe nga qarqe brenda vetë PS-së. Por duke hyrë brenda një “vatre infeksioni” me dëshirë (po e pranon vetë), ato që po thotë tani në bazë, ngjajnë me një seri monologjesh të tij, qënuk po bëjnë asnjë efekt në opinionin shqiptar.
***
Duket qartë që kjo lëvizje e Ramës po bëhet për të shpëtuar nga mbytja anijen socialiste të shpuar nga të gjitha anët. Në Shqipëri kohët e fundit ka qarkulluar një thashethem, sipas të cilit Rama është i vetmi socialist që mund të arrinte ta mbante PS-në sërish në pushtet. Opinioni i gjërë e ka pasur të vështirë të kuptojë origjinën e këtij thashethemi. E veçanta e këtij thashethemi është fakti se ai është gatuar në Tiranë, është trafikuar në Amerikë dhe që andej është kthyer përsëri në Shqipëri, madje më interesantja në këtë mes është fakti tjetër që thashethemi e ka burimin pikërisht tek vetë Rama, i cili tashmë njihet si mjaft i zoti në fushën e auto-publicitetit.
Ato që po thotë Rama sot në bazë, janë gjëra që kanë lidhje me ecjen më shpejt të reformave, konsolidimin e sistemit në raport më moralin, përgjegjësitë politike etj. janë gjëra të ditura, të thëna e të stërthëna si nga brenda ashtu edhe nga jashtë PS-së. Çështja është se Rama nuk po thotë se kush janë përgjegjësit e kësaj gjendjeje dhe si duhet që praktikisht, të realizohën këto gjëra. Shkurt muhabeti, Rama nuk po thotë përshëmbull se është përgjegjësia e Kryeministrit dhe ai duhet të ikë, është përgjegjësia e ministrave të veçantë dhe ata duhet të ikin apo është përgjegjësia e forumeve socialiste të cilat e kanë humbur sensin e debatit dhe të fleksibilitetit në vendimmarrje dhes e ato duhen ndryshuar etj. Duke mos i treguar konkretisht përgjegjësit kryesorë, për atë që e kanë bërë “të ngrejë zërin” nëpërmjet këtyre metodave folklorike, Rama mbetet akoma më i pakuptueshëm në monologjet e tij.
***
Edi Rama, ky njeri i punëve të mëdha të sipërfaqshme, ka ndërtuar një sistem bashkiak qeverisjeje, brenda të cilit pos të tjerash ka dy elementë thelbësorë: së pari Bashkia i ngjan një NSHN-je të dikurshme shtetërore që ndërton vetëm rrugë (dhe kjo natyrisht nuk është pak edhe për meritë të Ramës) dhe së dyti, Bashkia ngjan me një agjensi të fuqishme publicitare për punët që bën (dhe e kundërta për punët që nuk bën). Elementi i parë vërtetohet me faktin se bashkia nuk merret aspak me detyrimet e tjera lidhur me kushtet e rënda sociale në të cilat jetojnë qytetarët e saj, ndërsa elementi i dytë evidentohet thjeshtë nga fakti se jo vetëm TV-të lokale të Tiranës, por edhe ato kombëtare, në të njëjtën shkallë, gjenden kudo dhe kurdo që dëshiron Rama (qoftë edhe kur kalon për xhiro, TV-të janë gati të japin “lajmin” fjala vjen se “E. Rama në ora 11. 00 kaloi nga ura e Lanës, për tek lokali Rogner…”). Asnjë TV kombëtar nuk ju ka kushtuar aq kohë të gjitha bashkive të tjera të marra së bashku, sa Bashkisë së Tiranës.
Me monologjet e tij Rama po përpiqet të ndikojë në dy drejtime njëkohësisht, të cilat kanë efekte në kohë të ndryshme: në radhë të parë ai po kërkon t’i paraprijë një humbjeje të mundshme të PS-së, në mënyrë që më pas të ketë mundësinë të krijojë një frymë antiNano që do t’i jepte shanse për të marrë kreun e PS-së; dhe nga ana tjetër Rama po kërkon që tani (nëse do ta hajë Nano), të provojë shansin për t’i mbushur mendjen kryesocialistit që ta shpallë atë si kryeministër të deklaruar të PS-së në rast se ajo fiton zgjedhjet. E në këtë mes, edhe nëse PS-ja do të kalonte në opozitë, Rama do të ishte i vetmi që nuk humbet asgjë, ai do të vazhdonte të ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Por ai që në të dyja rastet do të dilte i humbur (sidomos në rastin e dytë), do të ishte vetë Nano. Kësisoj, monologjet e Edi Ramës dhe thashethemnaja e dalë prej tij, më së pari duken të lexueshme për vetë Nanon.
***
Ajo gjë që nuk shkon fare, në këtë dalje të çuditshme të Ramës “në bazë”, madje duket shumë difektoze në monologjet e tij, është mënyra folklorike e komunikimit. Kjo mënyrë, që ato që thotë Rama, i bën të duken njëlloj si kukulla e Nadirit te 15 katëshi, ose kukulla e Ndrios te Udha e Shkronjave.