Pushohet shefi i Thesarit, institucionet mbeten pa rroga
Prej disa ditësh zyra e kryetarit të zyrës së Thesarit në Sarandë, vazhdon të jetë e kyçur. Shkak është bërë urdhri i pushimit të tij nga kjo detyrë. Mungesa e një titullari në zyrën e Thesarit ka krijuar vonesa për pagesat e mjaft buxhetorëve.
Ziso Dalani, "viktima" e lëvizjeve më të fundit në administratën e këtij institucioni financiar, që është "rubineti" i tërë pagesave që ekzekutojnë bankat, thotë se nuk është hera e parë që i komunikohet largimi nga kjo detyrë. Por ndërsa herë të tjera, vite më parë, masa nuk ka zgjatur më shumë se 24 orë, këtë herë duket se do të jetë përfundimtare. Mësohet se ata që piketuan dhe realizuan largimin e Ziso Dalanit, kishin menduar edhe zëvendësimin e tij. Por gjatë ekzekutimit të projektit janë hasur edhe të papriturat: askush nuk ka pranuar të marrë përsipër përgjegjësinë e drejtimit të degës së Thesarit. Sa për të shkarkuarin, ai personalisht e ka pritur fare lehtë atë që ka ndodhur, edhe pse nuk ka pasur asnjë parapërgatitje. "Duke qenë në atë pozicion, më ndalonte ligji të merresha me balance firmash", shprehet ai. Ndërsa me lënien e këtij pozicioni, ai thotë se i krijohen mundësi më të mëdha financiare. "Mjafton të mbaj bilancin e tri kompanive dhe do të ndihem i paguar shumë më mirë", shprehet ai. Pra, me këtë heqje të kryetarit të Thesarit, dëmi nuk iu bë personit. E kjo është parë qysh me fillimin e muajit tetorit, kur pagat e qindra punonjësve buxhetorë në Sarandë, janë bllokuar, pasi askush nuk ka pranuar të hedhë firmën për Ziso Dalanin. Punonjësit e mbetur pa titullarin në degën e Thesarit, thanë dje se: "sot do t‘i jepet fund situatës së pagesave, pasi do të komunikonin me ministrinë përkatëse për mënyrën e kapërcimit të ngërçit". Por askush nga buxhetorët nuk u pa as në orët e fundit të orarit zyrtar t‘u drejtohej bankomateve të bankave për tërheqjen e rrogave "të ngrira", pasi "rubineti" i Thesarit sërish nuk ka lëshuar para për ta.
Th.Nika