Tenderët, plan për të shmangur KLSH-në
Në ligjin e ri të prokurimit publik, rol të veçantë do të luajë Komisioni i Prokurimit Publik (KPP), funksionin e të cilit aktualisht e luan zyra e shqyrtimit të ankesave në APP. Në përbërje të tij do të jenë 5 anëtarë, që të gjithë juristë, duke funksionuar si gjykatë. Pikërisht roli i tij në vendimmarrje solli debate në Komisionin e Ekonomisë. Deputeti i LSI-së, Lefter Koka, kërkoi të mësonte, kompetencat e KPP në raport me KLSH-në, pasi "vendimet që Komisioni i Prokurimeve mund t‘i cilësojë të drejta, për Kontrollin e Lartë të Shtetit nuk duken të tilla, gjë që mund të sjellë përplasje". Në këtë pikë ndërhyn Spaho duke kërkuar një sqarim rreth kompetencave të secilit institucion dhe rishikimin e dy ligjeve mbi funksionimin e KLSH-së dhe KAP. Për t‘u dhënë përgjigje gjithë këtyre hamendësive, kryetarja e APP-së, Klodiana Cankja, preferoi të jepte një gjykim të ftohtë si juriste. "Po të shohim legjislacionin në fuqi, Agjencia e Prokurimit Publik dhe tashmë Komisioni i Prokurimit Publik është institucioni më i lartë në fushën e prokurimeve. Nëse në këtë komision ankimohen edhe procedurat që vetë KLSH realizon, atëherë ky institucion nuk ka asnjë kompetencë ligjore të ndërhyjë në vendimmarrjen e këtij institucioni. KLSH është në kushtet e konfliktit të interesit kur vjen dhe inspekton këtë akt. Pastaj, nëse do të shikojmë se çfarë kompetencash ka KLSH dhe nëse i ka tejkaluar apo jo, kjo çështje i takon gjykatës. Për mendimin tim, KLSH nuk ka asnjë lloj kompetence të ndërhyjë në punët e Komisionit të Prokurimit Publik, pasi është institucioni më i lartë, që ka të drejtë të inspektojë dhe vetë KLSH-në", ishte qëndrimi i kryetares së APP-së. Lidhur me pyetjen e Spahos, nëse KLSH e ka kontrolluar punën e APP-së, Cankja tha se, "kjo nuk ka ndodhur asnjëherë sa kam qenë në këtë detyrë".
Debati shkon edhe më tej kur Cankja thotë se, me ligjin e ri, KLSH nuk ka të drejtë të penalizojë asnjë autoritet kontraktor për tenderët e kryer. "Para se të dalë raporti me vendimet për shkelje në tenderë, KLSH është e detyruar që ta sjellë në Agjencinë e Prokurimit Publik, për të bërë një unifikim të çështjeve", theksoi Cankja.
Debati për ligjin e ri të prokurimit publik do të vijojë edhe në ditët e ardhshme, ku priten zhvillime interesante gjatë miratimit nen për nen. Në parim, deputetët e Komisionit të Ekonomisë e miratuan projektligjin e qeverisë, i cili pritet të sjellë debate të forta në Parlament rreth rolit dhe përplasjes me funksionet e KLSH-së. Kjo është hera e dytë që qeveria tenton të dublojë punën e KLSH-së, pas miratimit të ligjit për Auditin e Brendshëm.