Meta në SHBA: Sfida e Shqipërisë, zgjedhjet e lira
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i cili gjendet në një vizitë në SHBA, mori pjesë dje në Konferencën e organizuar nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me Temë: “Duke përfunduar misionin e Amerikës në Ballkan”, në drejtimin e Drejtorit te saj, Janush Bugajski. Meta vlerësoi angazhimin e jashtëzakonshëm të SHBA-së për paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe veçanërisht së fundmi për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. “Ky proces duhet të vazhdojë me anëtarësimin e vendeve të tjera të rajonit. Por, rajoni nuk duhet parë vetëm nga këndvështrimi i sigurisë. Janë standardet demokratike, forcimi i institucioneve demokratike, respekti për minoritetet dhe zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm ato që garantojnë paqen dhe sigurinë e qëndrueshme. Prandaj, Shqipëria ka si sfidë zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, për të merituar statusin e saj si vend anëtar i NATO-s”, - tha Meta. Më tej ai theksoi se angazhimi amerikan në rajon duhet të vazhdojë edhe në drejtim të zhvillimit të tij ekonomik, në rritjen e bashkëpunimit dhe ndërvarësisë midis vendeve, sidomos për sa i përket projekteve në fushën e energjisë.
Ky lajm është publikuar: 14/04/2009