Më 28 prill, Shqipëria dorëzon dosjen e aplikimit për në BE
Autori i Lajmit: Plarent Shehu & Androkli Dralo
Qeveria shqiptare pritet që të aplikojë për statusin e kandidatit të Bashkimit Evropian më 28 prill. Kështu konfirmojnë burime nga Tirana dhe Brukseli për “Balkan Insight”. Burime nga Parlamenti Evropian thanë javën e shkuar në Bruksel se “Kërkesa formale për statusin e kandidatit pritet t i dorëzohet (BE-së) presidencës çeke me shumë mundësi brenda fundit të këtij muaji”. Kjo datë u konfirmua për “Balkan Insight” dhe nga një burim qeveritar në Tiranë. “Qeveria do të dorëzojë kërkesën më 28 prill”, - tha një zyrtar i rangut të lartë i qeverisë që kërkoi t i ruhej anonimati. “(Kryeministri) Sali Berisha, dëshironte që t ua linte surprizë shqiptarëve këtë eveniment”, - shtoi më tej ai. Kroacia, Maqedonia dhe Turqia janë tashmë vende kandidate, ndërsa pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor, aspiron për t u bërë vende kandidate potenciale. Mali i Zi aplikoi për këtë status dhjetorin e shkuar, por Podgorica është ende duke pritur një lëvizje të mëtejshme për këtë çështje. Ndërkohë, Tirana shprehu dëshirën e saj për të aplikuar për statusin e kandidatit herët këtë vit, edhe pse shumë prej zyrtarëve të BE-së këshilluan që kjo lëvizje të mos ndërmerrej dhe qeveria e kryeministrit Berisha “duhet të rishikonte shumë faktorë më parë”. Formalisht, çdo vend, edhe Ukraina, mund të aplikojë për këtë status, por zyrtarët e BE-së argumentojnë se Shqipëria duhet më parë të testojë mjedisin e saj politik brenda Bashkimit Evropian, përpara se të bëjë këtë aplikim. Sipas ekspertëve të BE-së, ky nuk është momenti i duhur për të dorëzuar statusin e kandidatit të Shqipërisë në Bruksel. Por përveç këtyre problemeve, burimet diplomatike në Tiranë thanë se qeveria ka arsye të forta që të besojë se Presidenca Çeke do ta shohë pozitivisht këtë aplikim.
Procedurat e aplikimit
Aplikimi i Shqipërisë për statusin e kandidates do të shqyrtohet nga Këshilli i Evropës. Më pas Këshilli i Evropës, do t i kërkojë Komisionit Evropian opinionin e tij për këtë aplikim anëtarësimi, që do të thotë se Këshilli e pranon aplikimin dhe pastaj i kërkon Komisionit të vazhdojë me punën. Ky është një proces i gjatë, që mesatarisht këto 10-15 vitet e fundit ka zgjatur nëntë deri në dhjetë muaj, sipas zyrtarëve të Komisionit Evropian. Por në rastin e Malit të Zi, katër muaj kanë kaluar dhe Këshilli i Evropës nuk i ka kërkuar ende Komisionit të japë mendimin e tij.
PD, Basha
“Shqipëria do të aplikojë shumë shpejt për kandidat në BE”
Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, deklaroi gjatë një vizite në rrethin e Elbasanit, se "Qeveria shqiptare do të aplikojë së shpejti për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian". Basha vijoi turin e takimeve me banorë të komunave Gostimë, Klos dhe Mollas të Elbasanit. Gjatë bashkëbisedimit me banorët, ministri konfirmoi se "me të njëjtin vullnet që kjo qeveri bëri të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, do të bëjë të mundur edhe afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian". Në këtë drejtim, ministri i Jashtëm premtoi se "brenda një viti, qytetarët shqiptarë do të lëvizin pa viza nëpër Evropë. Së shpejti qeveria shqiptare, kryeministri Sali Berisha do të paraqesë personalisht aplikimin për statusin kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ju them sot, të rinjve dhe gjithë qytetarëve, që brenda 12 muajve, me pasaportë shqiptare, pa vizë, do të mund të lëvizin lirisht nëpër hapësirën Shengen", - tha Basha. Sipas tij, "reformat dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit bënë të mundur dyfishimin e pagave dhe pensioneve dhe shndërrimin e Shqipërisë në një kantier ndërtimi. Me të njëjtin vullnet dhe përkushtim do të vijohet dhe në katër vitet e ardhshme. Me besimin që na dhatë në katër vitet që shkuan, ne dyfishuam pensionet tuaja dhe tani me besimin që do të na jepni, në katër vitet që do të vijnë ne do t i dyfishojmë sërish pensionet e fshatit në mandatin e dytë", - tha Basha. Shefi i diplomacisë shqiptare ka kërkuar që "para se të vendosin se kujt do t i besojnë fatin e tyre në katër vitet e ardhshme, qytetarët shqiptarë të reflektojnë ku ishin dhe ku janë".
Ky lajm është publikuar: 14/04/2009