E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj: “Beteja më e madhe e opozitës, kartat e identitetit falas”

Autori i Lajmit: red.
Duke vazhduar turin e përgatitjes së fushatës elektorale në të gjithë vendin, Erion Veliaj dhe aktivistë të tjerë të G99 kanë ndaluar dje në një takim me banorët e komunës Krutje, në qarkun e Lushnjës. Veliaj theksoi se beteja më e madhe e opozitës aktuale është ajo për kartat e identitetit falas. “Çdo shqiptar duhet të jetë i barabartë për të drejtën e votës, qoftë ky i varfër apo i pasur, i veriut apo i jugut, i fshatit apo i qytetit. Ne kemi filluar këtë betejë dhe jemi angazhuar duke lobuar pranë faktorit ndërkombëtar. Departamenti i Shtetit Amerikan, zoti Ahtisaari dhe ambasadori anglez në Shqipëri janë vetëm disa prej atyre që kemi kontaktuar dhe ka pasur edhe prononcime ku reagimi ka qenë shumë i qartë dhe të tjerë do të reagojnë së shpejti”, - tha ai. Drejtuesi i G99 ka përmendur edhe një herë tri çështjet kryesore për të cilat G99 ka rënë dakord të jetë në koalicion me partinë më të madhe të opozitës: rritjen e buxhetit të arsimit, nxitjen e alternativave për punësimin e të rinjve si dhe garantimin e së drejtës së emigrantëve për të votuar.

Ky lajm është publikuar: 14/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›