KLSH zbulon 2.7 miliardë lekë dëme
fabiola Çela
Shkeljet e titullarëve të institucioneve shtetërore i kanë shkaktuar miliardë lekë dëme buxhetit të shtetit. Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, buxhetit i është shkaktuar një dëm prej 2.7 miliardë lekësh.
Tatimet, doganat por dhe prokurimet mbeten gropa e zezë e arkës së shtetit. Këto dëme i përkasin periudhës nga viti 2005-2007 dhe 6-mujorit të parë të 2008-ës.
Raporti
Si pasojë e abuzimeve të kryera në tatim-taksa, dëmi financiar që i është shkaktuar buxhetit arrin vlerën e 1 miliard lekëve. Sipas raportit të KLSH-së në degën e tatim-taksave Tiranë, Elbasan dhe Pogradec janë evidentuar detyrime tatimore të pashlyera, si dhe penalitete për tatimfitim të pashlyer, TVSH, dividend dhe tatim në burim edhe këto të papaguara. Përveç këtyre janë evidentuar edhe mos aplikime të gjobave për mosdorëzim në afat të bilancit financiar. Ndërkohë, në departamentet e taksave të tarifave vendore të Tiranës, Durrësit dhe Vlorës janë evidentuar moszbatime të procedurave ligjore në llogaritjen dhe arkëtimin e detyrimeve për taksat dhe tarifat vendore, për subjekte të kategorive të ndryshme te aktivitetit. Në këshillin e qarkut Korçë dhe komunën Proptisht, Pogradec ka pasur shkelje si pasojë e mosndalesës së TVSH dhe të tatimit në burim. Abuzime janë konstatuar edhe në Drejtorinë e mirëmbajtjes së rrugëve Lushnjë si pasojë e mosndalimit të tatimit në burim dhe të tatimit mbi të ardhurat personale. Komuna e Farkës ka qenë sërish në qendër të kontrolleve të KLSH ku janë vërejtur 8.3 milionë lekë dëme si pasojë e mosmbajtjes së tatimit në burim, si edhe të taksës së ndërtesës si dhe mosshlyerjes të taksave vendore nga disa subjekte. Gati 695 milionë lekë është dëmi financiar, që i është shkaktuar buxhetit të shtetit si pasojë e shkeljeve të kryera në dogana. Konkretisht në degët e doganave Tiranë, Berat, Shkodër, Sarandë, Vlorë, Qafë-Thanë janë evidentuar detyrime doganore të papaguara në zhdoganimet e disa artikujve.
Vlera e dëmeve
Dëmi total financiar 2,716,631,000 lekë
Në tatim-taksa dëmi 1,008,887,000 lekë
Në Komunën e Farkës 8,294,000 lekë
Në fushën e prokurimeve 718,582,000 lekë
Në dogana 694,656,000 lekë
Në fushën e urbanistikës 153,737,000 lekë
Komuna Dajt nuk është paguar taksa e infrastrukturës në masën 1% të vlerës së investimit
Komuna Farkë nuk është arkëtuar 1% e vlerës së investimit
Bashkia Divjakë nuk është paguar taksa për leje ndërtimi
Këshilli i Qarkut Korçë nuk është arkëtuar tarifa 2% mbi vlerën e preventivit për 17 subjekte ndërtuese
Projekti "menaxhim i burimeve ujore" janë dhënë shpërblime të padrejta për komitetin drejtues të projektit
Spitali Ushtarak qendror janë dhënë shpërblime të padrejta
Komunat Dajt, Farkë e Tiranë, drejtoritë arsimore rajonale Vlorë, këshillat e qarqeve në Lezhë e Kukës, bashkitë Elbasan e Lushnjë janë dhënë shpërblime të padrejta.
Në komunën Kryevidh, Kavajë janë dhënë shpërblime të padrejta për 27 ish-këshilltarë dhe kryepleq të komunës
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve
janë dhënë shpërblime të padrejta me vlerë 2,833,000 lekë
Në dhënien me qira ta pasurisë shtetërore 10,428,000 lekë.
Në disiplinën financiare 30,076,000 lekë
Në fushën e shpenzimeve operative
79,703,000 lekë
Në fushën e shpërblimeve 13,403,000 lekë
Në fushën e sistemit të pagave 5,010,000 lekë
Në mungesë materiale 2,149,000 lekë