“Shqipëria e angazhuar për Bashkimin e Mesdheut"
Shqipëria është e angazhuar për të kontribuar në projektet e "Bashkimit për Mesdheut". Këtë e bëri të ditur dje gjatë takimit dyditor në Marsejë, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu. "Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, në fjalën e saj në këtë samit, shprehu angazhimin e Shqipërisë për të kontribuar në të gjitha projektet e 'Bashkimit për Mesdheun'. Zonja Bregu theksoi se interesi i Shqipërisë për financimin e projekteve të Bashkimit është shprehur në fushën e energjisë dhe mjedisit", thuhet në njoftimin për shtyp. Në takimet sektoriale që do të zhvillohen vitin e ardhshëm, duhet të prezantohen projektet konkrete në gjashtë sektorët e përzgjedhur gjatë samitit të 13 korrikut. Ministrat duhet të raportojnë lidhur me situatën dhe iniciativat e para të ndërmarra për konkretizimin e këtyre projekteve.